Shkoi për të njoftuar masën për 2 apartamente, goditet me thikë përmbaruesi privat! Bashkëshortja e autorit: Kemi dhënë 72 mijë euro për hyrjet Foto nga spitali

Përmbaruesi privat Baftjar Nela në spital me plagën e fashuar

SARANDË- Goditet me thikë përmbaruesi privat Baftjar Nela mëngjesin e kësaj të hëne (14 shtator) në Sarandë.

Baftjar Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1 në Sarandë.

Sipas përmbaruesit, agresori ka qenë Aleksandër Camandioti. Baftjar Nela kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve

Ndërkohë që për kamerat e Report Tv ka folur bashkëshortja dhe avokati i autorit të dyshuar.

Vjollca Çamandioti shjegoi ngjarjen ku përmbaruesi dhe një person tjetër i shkuan në shtëpi në orën 7 të mëngjesit dhe filluan të godisnin derën e shtëpisë me grushte e shqelma.

Sipas saj, ata i kërkuan që të firmosnin disa dokumente për largimin e  tyre nga banesa, por situata u tensionua.

Gjithashtu avokati i saj thotë se në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë  euro për kryerjen e gërmimeve , me premtimin se do të merrte dy apartamente kur objekti të përfundonte, hyrje në të cilat familja jeton prej 11 vitesh.

Avokati i familjes Çamandioti pretendon se kjo situatë erdhi pas një vendimi skandaloz të Gjykatës së Sarandës pasi gjyqi u zhvillua për sigurim padie, ndërsa vendimi është dhënë për dorëzim objekti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Plagosja e përmbaruesit, flet bashkëshortja e autorit të dyshuar: Na erdhi në 7 të mëngjesit, kërkonte të dilnim nga shtëpia, nuk e pashë plagosjen (VIDEO)

Detaje të reja dalin nga rasti i plagosjes së përmbaruesit privat Baftjar Nela në Sarandë.

Bashkëshortja e Aleksandër Çamandioti ka sqaruar ngjarjen për Report Tv ku thotë se përmbaruesi shkoi në shtëpoinë e tyre në orën 7 të mëngjesit të sotëm.

Sipas saj, disa persona shkuan në shtëpinë e tyre dhe i ranë derës me grushte e shqelma dhe kërkuan të flisnin me Çamandiotin.

Gjithashtu ajo pohon se situata u acarua dhe filluan të kapeshin me fjalë por shprehet se nuk e ka parë momentin e plagosjes me thikë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka folur dhe avokati i Çamandiotit i cili shprehet se në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë  euro për kryerjen e gëemimeve , me premtimin se do të merrte dy apartamente kur objekti të përfundonte, hyrje në të cilat familja jeton prej 11 vitesh.

Avakoti i familjes Camandioti pretendon se kjo situatë erdhi pas një vendimi skandaloz të Gjykatës së Sarandës pasi gjyqi u zhvillua për sigurim padie, ndërsa vendimi është dhënë për dorëzim objekti.

B.K./E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento

Komente

  • lemi: 14/09/2020 12:52

    TE LUMT AJO DORE !!!JENI KTHYER NE BANDITA ME NE KRYE IDIOTIN TEDI MALAVECI !!! HONGSHIT KOKAT TUAJA O ZOT !!!

    Përgjigju
  • Timi: 14/09/2020 10:51

    Mir ja kan bo, legenit

    Përgjigju
  • Shoku: 14/09/2020 10:13

    Ky mbahesh si me i forti po e hengri qafen e pates heres tjeter do haj plumbin,kete e merrnin kur nxirrnin njerezit nga shtepite ne Tirane ka dale dhe ne media.Robsh do ta hapin librin e shpise po vazhdove me dallavere.

    Përgjigju
  • fieri: 14/09/2020 10:00

    mir ta ben ik prap te fusin plumbin

    Përgjigju
  • Sarand: 14/09/2020 08:49

    Gjakpiresa jan keto permbaruesit ,edhe shife si ben si I forte hahaha

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bregu për vrasjen e Hajdarit: Ka mungesë dëshmish shkencore (VIDEO)