SARANDE - Dy makina janë shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse makinat janë djegur si pasojë e një defekti të mundshëm teknik apo nëse bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme.
 
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës flakët kanë përfshirë fillimisht automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA316AT në pronësi të shtetasit me inicialet T. D, banues në Sarandë. Më pas ka marrë flakë edhe automjeti që ndodhej i parkuar pranë tij "Daewo".

makina djegur sarande
 
Si pasojë e flakëve të mëdha është dëmtuar në pjesën e përparme edhe një automjet tip Reno AA608FR në pronësi të S. M, gjithashtu banues në Sarandë. 

makina

Automjetet kanë qenë të parkuara në hyrjen e një pallati në Sarandë, e si pasojë e flakëve është rrezikuar edhe një banesë në katin e parë, e cila është mbuluar nga tymi.

makina djegur sarande

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)