Sarandë/ Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, është goditur nga policia.

Në kuadër të operacionit të koduar "Frequently", u arrestua në flagrancë shtetasi Xhelson Jaho, 35 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor Çukë - Sarandë, duke transportuar me një mjet tip furgon, 17 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.       

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani