VIDEO/ Këngët e vallet popullore greke mbledhin turistë e pushues në Livadhaja të Finiqit, performojnë 800 këngëtarë e valltarë

SARANDË- Këngët dhe vallet popullore greke sollën atmosferë në Livadhja të Bashkisë Finiq. Qytetarët vendas, por edhe turistë u mblodhën mbrëmjen e kaluar për të shijuar traditën greke.

Në këtë event të organizuar nga Shoqata Kulturore" Agios Kosmas” Livadhja, kanë marrë pjesë 28 grupe artistike dhe 800 këngëtarë dhe valltarë nga zona e minoritetit grek në Shqipëri dhe nga Greqia.

Pjesë e mbrëmjes, u bë edhe ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, që pati edhe fjalën e saj përshëndetëse.

“Gëzohem shumë që jam mes jush sot, është një event madhështor, takimi më madhështor që kam parë këtu në Shqipëri. Falënderoj shumë organizatorët e këtij takimi”, tha ajo. 

Qëllimi i këtij festivali që synohet të kthehet në traditë, sipas organizatorëve është mbajtja gjallë e traditave kulturore të zonës së minoritetit dhe promovimit turistik dhe kulturor të zonës. Grupet artistike në këtë festival, ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht, kanë ardhur me shpenzimet e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/07/2023 02:22

    Parimisht nuk vjen ndonje e keqe nga ky festival,keto jane zona me minoritet dhe kane te drejte te zhvillojne festival zonal po aq sa c'kane te drejte arbereshet tane ne Itali,pakicat maqedonase ne Pogradec,apo ato malazeze e serbe ne veri si dhe disa pakica te tjera,te shperndara ne te gjithe vendin aty-ketu,apo dhe shqiptaret ne U.S,GB e ne vende te tjera,apo dhe te huajt e tjere qe kane zgjedhur tani te jetojne ne Shqiperi.Ajo qe me duket pak e fryre eshte numri i pjesemarresve-28 grupe me 800 kengetare e valletare,pak si shume! Duke llogaritur numrin e popullsise te atyre zonave,vecanerisht spektatoreve + turistet ne perpjesetim me perforemuesit e festivalit vendas/te ardhur i bie te kete patur me shume performues se sa shikues,aq me teper popullsi vendase. A mos valle jemi para asaj qe ne U.S quhet /lufte kulture/,por qe te ne ka pak ngjyrim nacionalist,gjykuar dhe nga historia e marredhenieve te shtetit tone me Greqine??!!

    Përgjigju
  • iti: 16/07/2023 22:49

    Ne koncert eshte pare aneta,shiqeria dhe monika . shal deshtaku e ka ber shqiperin pron te greqise.vijne nga greqia se ketu jane shum pak minoritare as qe nuk plotesojne grup kengetaresh.rama ky dhjaks qe e ul koken gjer te koqet e micuas.o plera politikan qe nuk ju vjen turp beni si te doni me shqiperine sikur te jete pron personale e politikes se qelbur shqiptare. shko e provoje te flasesh shqip ne janine filat e tje.rama rrugagjati qe bredh boten si kur te jete rregullatori globit.ky shal gjat dergoje detin ne hage,tani po lejon nacjonalizmin gre te fuse hundet ne cdo sektor te shqiperise.

    Përgjigju
  • Termeti: 16/07/2023 15:28

    Te behet dhe nje konncert me kenge e valle popullore ne Kosture dhe Konice. Te shohim c’fare do bejne Greket!

    Përgjigju
  • Koli: 16/07/2023 13:47

    U be me te njejtin kohe kur u be dhe ai i Gjirokastres! Greket kane filluar te promo vijne folklor me vesh je Shqiptare ketu nr vendin tone! Kjo propagande eshte e rrezikshme! Kerkojne te vjedhin folkloric tone! Pasi nuk e gjejne be Greqi kerkojne ta gjejne me Epir!

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 16/07/2023 13:31

    shqiptareve autokton me greqire u ndaloni dhe gjuhen... recipricitet? o rame huri gjate, do belbezosh ndopak per padrejtesite qe na krijuar greqira?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE