SARANDE- Dy 16 vjecare kanë tentuar t’i japin fund jetës për shkak të një lidhje dashurie. Dy adoleshentet, njëra nga qyteti i Sarandës dhe tjetra nga fshati Shals i këtij rrethi mësohet se kanë konsumuar një sasi të madhe paracetamoli dhe janë paraqitur në gjendje mjaft të rëndë në spitalin e qytetit jugor në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mjekët e spitalit të qytetit të Sarandës bëjnë të ditur se intoksimi i lartë ka bërë nisjen në mënyrë urgjente të dy vajzave drejt Tiranës. Dy doleshentet janë transportuar me autoambulancë drejt kryeqytetit dhe sipas mjekëve gjendja e vajzave mbetet kritike. Bëhët e ditur se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka qënë lidhja e dashurisë së dy adoleshenteve me të njëjtin person, fakt që kur është zbuluar duket se ka cuar në këtë vendim ekstrem të dy 16 vjecareve.
Ky është rasti i dytë brenda një muaji që të rinj tentojnë t’i japin fund jetës në rrethin e Sarandës. Pak kohë më parë një i ri nga Lushnja u hodh nga ballkoni i një hoteli në Sarandë, ku kishte shkuar për të kaluar fundjavën.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com