Sarandë, vijnë për Live, këngëtarët
grekë ikin dhe me 63 kg marijuanë

Sarandë, vijnë për Live, këngëtarët<br />grekë ikin dhe me 63 kg marijuanë
SARANDE - Dy këngëtarë grekë të ftuar për të kënduar në lokalet me muzikë të Sarandës, në fundjavë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës në kthim për në Greqi me 63.5 kilogramë marijuanë, për ta trafikuar në drejtim të shtetit helen. 

Policia e Gjirokastrës raportoi arrestimin e 27-vjeçarit Panajotis Markopulos dhe 30-vjeçares Anastasia Vogiatzi, pasi me automjetin e tyre tip Seat me targa IPP 3885, në një vend të fshehtë u gjet droga e ndarë në 95 pako. 

Nuk dihet nëse dy këngëtarët e njohur në vendlindjen e tyre, të kenë patur për objekt trafikimin e mirëfilltë të drogës duke e blerë atë në Shqipëri, apo ajo ka qenë pjesë e pagesës së tyre për netët që kanë kënduar në Sarandë. 

Dy këngëtarët kishin hyrë në territorin shqiptar nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, dhe kanë tentuar të dalin bashkë me sasinë e drogës të fshehur në makinë paraditen e të dielës. 

Markopulos dhe Vogiatzi vetëm javën e kaluar kanë hyrë dy herë në Shqipëri për të performuar në lokalet me muzikë në Sarandë dhe Gjirokastër.
 
Redaksia Online
(gxh/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit