Sarandë- Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në banesën e tyre, në fshatin Metoq.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Gjatë seancës, Elvira Tahiraj u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit.