Një 36-vjeçare nga Nuoro, në Sardenja është hedhur në det me dy fëmijët e vegjël, një djalë 4 vjeç dhe një vajzë 3 vjeçe. Vajza ka ndërruar jetën në helikopter gjatë transportimit për në spitalin San Francesco di Nuoro.

Ndërsa vëllai dhe gruaja, Giovanna Farina, janë shtruar në spitalin e Lanusei dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhur në orët pasdites në plazhin e Orrit në Ogliastra, kur gruaja në kushtet e një depresioni të rëndë ka ndërmarrë aktin tragjik.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)