Sarma me lakër turshi
Përbërësit:
- 1 lakër turshi
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 150 gr oriz
- 300-350 gr mish i grirë
- 500 ml ujë
- 2 lgj miell
- 1 lç koncentrat perimesh
- 1 lç piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë të grirë shumë imët së bashku me orizin dhe mishin e grirë. E spërkasim me pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi i grirë të përthithë të gjitha lëngjet.
Hapim fletët e lakrës turshi dhe në çdo fletë vendosim nga jë lugë mbushje. I mbështjelim mirë dhe i vendosim në një tenxhere ose tigan me bazë të gjerë. Kështu veprojmë derisa të mbushet mirë tigani apo tenxherja. Shtojmë në fund pak ujë të ngrohtë, I mbulojmë sarmat me gjethë lakre. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin në sobë ose në furrë të gatuhet.
Kaurdsim në një enë pak miell me gjalpë, e shuajmë me pak nga lëngu i lakrave turshi, shtojmë pak hudhër të shtypur dhe këtë masë e shtojmë mbi sarmat pasi të këtë përfunduar procesi i gatimit.