Sarri rikthehet në Itali! Juventus arrin marrëveshjen me Chelsean

Sarri rikthehet në Itali! Juventus arrin marrëveshjen me Chelsean

Maurizio Sarri më pranë se kurrë Juventusit. Mediat angleze njoftojnë se klubi i Chelseas ka arritur mbrëmjen e së enjtes parimisht një marrëveshje duke lejuar italianin që t'i bashkohet "Zonjës së Vjetër". Gjithçka pritet të përfundojnë ditën e sotme, ku "Blutë e Londrës" do të marrin atë çka e ka shtyrë në kohë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje: një dëmshpërblim prej 5 milionë £ për Sarrin, i lidhur edhe për 2 vite me klubin londinez.

Maurizio Sarri erdhi nga Napoli në "Stamford Bridge" në korrik të 2018, në drejtimin e së cilit, londinezët u renditën në vendin e tretë në Premier Ligë, si dhe fituan "Europa League" në një sezon tepër të ngarkuar. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, 60-vjeçari ka qenë në qendër të kritikave nga tifozët të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës së tij të lojës. Kulmi u shënua kur portieri Kepa Arrizabalaga, refuzoi zëvendësimin në finalen e "Carabao Cup" në Wembley, pak para se Chelsea të mundej nga Manchester City nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, tekniku italian arritit të merrte një trofe me Chelsean, teksa mundi 4-1 Arsenalin në finalen e "Europa League".

Kjo merkato nuk ka qenë shumë e mirë për londinezët. Më herët, Eden Hazard u largua pas 7 viteve nga "Stamford Bridge" për t'iu bashkuar Real Madrid. Ata nuk mund të transferojnë lojtar të rinj pasi janë ndëshkuar nga FIFA për dy vitet e ardhshme. Ndalimi i merkatos për Chelsea u vendos për shkak të shkeljes së rregullave nga klubi, që ka nënshkruar kontrata me lojtarë nën moshën 18-vjeçare./Përgatiti Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë