Satira e "Charlie Hebdo" me pasta 
e lazanja për tërmetin në Itali

Satira e e lazanja për tërmetin në Itali">
Satira e revistës Charlie Hebdo nuk kursen as viktimat e tërmetit në Itali. Në numrin e fundit të revistës franceze  u publikua një karikaturë me titullin: “Tërmet alla italian”.

Pamjet tregojnë dy persona të gjakosur dhe të tjerë  sikur të ishte mbushur një pjatë me pasta apo lazanja ndërsa në diçiturë thuhej “ Penne me salcë,lazanja” . Në faqen e publikuar  ka edhe disa batuta: “ Rreth 300 të vdekur në një tërmet në Itali nuk dihet nëse tërmeti ka thirrur Allah akbar para tronditjes.

Një ironi e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale të cilat dënojnë talljen.

Edhe bashkiaku i Amatrice Sergio Pirozzi i indinjuar për karikaturën por u shpreh se kjo satirë aspak e pëlqyeshme nuk i përgjigjet ndjenjave të vërteta të francezëve. “ E mirëpresim ironinë, por mbi fatkeqësitë dhe të vdekurit nuk bëhet satirë” u shpreh Pirozzi.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave