Satta “ndjek” Boateng në Brazil

Satta “ndjek” Boateng në Brazil
Gjatë këtij botërori përveç fokusimit tek ndeshjet dhe futbollistët, mjaft vëmendje ka patur edhe për të dashurat e futbollistëve.



Një prej tyre është edhe bukuroshja Melissa Satta, e cila bën tifo për Ganën dhe kryesisht për të dashurin e saj Kevin Prince Boateng.



Ajo është shfaqur e veshur me bikini dhe me linja të përsosura ndërkohë që para disa kohësh ka lindur dhe fëmijën e saj të parë.



“Pas pak ditësh do të nisem për në Brazil. Do të shkoj të bëj tifozllëk për të dashurin tim, gjatë ndeshjes së dytë dhe të tretë.

Maddox do të qëndrojë me gjyshërit, sepse është ende shumë i vogël.



Jam e sigurt që, edhe pse për pak ditë, do ta ndiej shumë mungesën e tij”, është shprehur Satta, e cila nuk ka dashur të braktisë Boateng gjatë këtyre ditëve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës