TIRANË-Një 21-vjeçar është prangosur nga policia me akuzën e përndjekjes dhe tentativës për heqje lirie dhe rrëmbim personi.
Ngjarja është shënuar në zonën e Saukut në Tiranë ndërsa është arrestuar Irlind Kateshi dhe atij i është sekuestruar dhe automjeti fuoristradë “BMW X6”.
Sipas bluve Kateshi prej disa javësh përndiqte një student e cila refuzonte lidhjen intime me të, ndërsa një natë më parë rreth orës 22:30 ai ka tentuar ta rrëmbejë me forcë nga rruga brenda në automjet.
Vajza është ndihmuar nga kalimtarët e rastit, ndërsa telefonata në numrin 112 ka shmangur një agravim të situatës pasi me mbërritjen e policisë 21-vjecari Kateshi është dorëzuar.
Ndaj Ilrind Kateshit policia ka ngritur dy akuza ndërsa pritet që ai të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë që do caktohet ndaj tij.
[gallery]22540[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com