Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në kryeqytet në zonën e Farkës. 25-vjeçari Igli Bakalli po udhëtonte me motorin tip ‘’KaWasaki’’ në momentin që u përplas me shtyllën në rrugë. I aksidentuari u dërgua në QSUT në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë në spital. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com