TIRANE -  Një grindje e çastit mes xhaxhait dhe nipit ka përfunduar në përdorimin e armës së ftohtë, e për pasojë i riu ka mbetur i plagosur.
 
Ngjarja u shënua në Sauk, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se grindja mes xhaxhait dhe nipit ka ndodhur për një sasi zhavorri, ku i riu u qëllua me thikë.
 
Ai ndodhet në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur arrestimin e autorit.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes u shënua në fshatin Gërnec gjatë ditës së mërkurë. Ku një 20-vjeçare plagosi me thikë nënën e saj. Dyshohet që e reja të ketë qëlluar në gjendje depresioni.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)