Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë banesën private të familjes shtatë anëtarëshe Sina në Sauk, e cila u detyrua që përkohësisht të strehohej në çadër. Por falë vendimit të Bashkisë së Tiranës të pak ditëve më parë për bonos qiraje 1-vjeçar, ajo tashmë është strehuar në një banesë . Në këtë mënyrë, fëmijët e saj jo vetëm që do të jenë një strehë të ngrohtë, por do të vijojnë që të ndjekin normalisht edhe procesin mësimor në të njëjtën shkollë ku ishin.
Ata u vizituan sot nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, të cilët siguruan familjen Sina se brenda vitit do të rikthehen në banesën e tyre e cila do u nënshtrohet punimeve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Tirana i është rikthyer normalitetit dhe se edhe ato familje që kanë qenë strehuar në palestra shkolla si te Ismail Qemali, etj, po sistemohen në banesa me qira.
“Ishin në çadër ditët e para pastaj morëm këtë vendimin që thatë ju që Bashkitë dhe Qeveria do të bëhen bashkë për të dhënë qira. Ishin te loti i parë atë ditë që ishit ju sepse kaluam edhe mbrëmë qira. Kështu që përfituesit më të mëdhenj në këtë lagje te Njësia 2, janë zona e Saukut, pra për shtëpi të vjetra, si shtëpia e Lutfies janë prishur dhe në “Qytetin Studenti” janë 180. Pra këto janë këto dy kategoritë, shtëpitë e vjetra të Saukut dhe shtëpitë e zëna te “Qytet Studenti”. Sot e mbyllëm “Ismalil Qemalin”, pra mbaroi kriza, u mbyll palestra dhe njerëzit janë futur nëpër shtëpi. Kështu që çadra dhe palestra nuk kemi më në këtë pjesë të Tiranës. Nesër do të mbyllim edhe palestrën e “Betim Muços” sepse edhe ata kanë filluar të marrin qiratë, do të kemi mundësi t’i vizitojmë. Pjesa e emergjencës në Tiranë mbyllet me mbylljen e palestrave në qendra sociale, ku secili më mirë në shtëpi se sa në çadër”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se 92.2 për qind e familjeve kanë marrë zgjidhje me bonusin e qirasë, dhe është gati edhe pjesa e mbetur. Kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjitha familjet e prekura do të marrin bonos qiraje. “Ne e kemi të paktën për një vit mbuluar 100 për qind qiranë. Njerëzit marrin vet. Është bërë përcaktimi i familjeve që të mos ketë spekulime. Ajo që është e rëndësishme është që tani në zonë urbane mbulohet komplet. Pak më e ngatërruar në zonë e fshatit se duhen ndërtuar aty ku janë”, tha Rama.
Ndërsa kryeplaku i lagjes, vlerësoi angazhimin e institucioneve shtetërore për të kapërcyer në kohë rekord këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti. “Këtu u duk forca e qeverisë. Dhimbja ishte e madhe, shembjet të mëdha, por qeveria bëri një ndërhyrje të jashtëzakonshme. Për mua keni vlera të papara”, tha ai.
Lajmi kryesor: