Përfaqësuesit e partive politike kanë vizituar zonat e prekura nga tërmeti.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorë të prekur nga tërmeti tek ish-magazinat në Shkozet, sipas së cilit askush nuk është kujtuar për ekzistencën e tyre. Ai ka ripërsëritur akuzat e tij se taktat e paguara nga shqiptarët nuk shkojnë për ta, por për një numër të vogël oligarkësh dhe sipas kryedemokratit kjo gjë duhet të marrë fund.
"Në Shkozet, familje që jetojnë me qira, të papunë dhe me fëmijë te sëmurë, vazhdojnë të flenë jashtë. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për t'u sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet 70. Duhet një ndërhyrje e menjëhershme për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.
Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara. Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale", tha Basha.
Pas takimeve të bëra me disa pronarë biznesesh në qytetin e Durrësit, zonën më të prekur nga tërmeti Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hartuar një plan me 5 pika, sipas së cilit i vjen në ndihmë bizneseve në këtë periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme. Basha shprehet se në këtë periudhë port- tërmeti, biznesi ka pësuar një gotije të madhe, me punonjës që nuk kanë shkuar në punë për shkak të panikut, dëme materiale, rroga dhe sigurimet që vahzdojnë të paguhen edhe pse puna është stopuar, për këtë arsye duhet një plan i mirëfilltë për t'iu ardhur në ndihmë.
"1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore", janë 5 pikat e planit të Bashës.
Deklarata e plotë
Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.
Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërprerja dhe reduktimi i aktivitetit ekonomik, dëmet në struktura, makineri dhe inventar, fatura financiare, pezullimi i punës nga një numër jo i vogël të punësuarish banesat e të cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë; këto janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sipërmarrja.
Ndërkohë duhen paguar taksa, tarifa dhe fatura, kontratat me palët e treta, jashtë dhe brenda vendit mbartin detyrime kohore dhe financiare, sikundër bizneset përballen me pagesat e kësteve të kredive bankare. Sipërmarrësit nuk kanë ndërprerë pagat për të goditurit nga tërmeti edhe kur këta të fundit nuk kanë mundur të vijnë në punë prej 10 ditësh, shumë prej sipërmarrësve po kontribuojnë për riparimin e dëmeve në banesat e punëtorëve të tyre si dhe po ndihmojnë me sa munden në forma dhe mënyra të tjera.
Njësitë e hoteleri-turizmit po përballen me rënie dramatike konsumi dhe i tremben rënies apo anulimit të prenotimeve.
Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm:
1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.
Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve.
Bizneset kanë qenë në fokus të takimit të kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha me qytetarët në Durrës. Siç njofton zyra e shtypit në selinë blu, kryedemokrati ka takuar disa pronarë biznesesh, sipas së cilëve këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre se pas tërmeti, për shkak të dëmeve, ka rënë prodhimi
"Neve, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpr rrethe. Vazhdoj të paguaj njësoj të gjithë punëtorët dhe sigurimet shoqërore, pavarësisht se kjo është një kosto e madhe për mua”- i tha kryetarit Basha pronari i një mobilierie në Durrës.
Sipas Bashës, i njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti.
“Kemi pësuar dëme, por dëmi më i madh është që rrimë të stopuar”- i pronari i një fasonierie me 450 punëtorë, i cili ka kontrata me disa nga firmat më të njohura botërore të veshjeve. “Dëmi ekonomik më kalon shifrën e 600 mijë eurove. Një kontratë do ta mbyll, pasi koha e humbur, nuk mund të rikuperohet. Kontrata e mbyllur shkon rreth 300 mijë euro. Punonjësit do t’i paguaj dhe kjo është minimalja në këto kushte ku ndodhen njerëzit që kanë nevojë, pasi ata kanë humbur shtëpitë. Megjithëse ndihmesa jonë nuk është publike, kjo është në ndihmë me shifra marramendëse, përfshirë dhe riparimin e dëmit që po e bëj vetë’. - u shpreh pronari i fasonerisë së veshjeve.
Në tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i tregoi kryetarit Basha se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, që kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg. “Na mungojnë rreth 30 vetë. Unë kam lidhur një kontratë me klientin në Itali dhe jam i detyruar të rri korrekt, pasi marr penalizime”- u shpreh pronari i fasonerisë, që prodhon këpucë të markave të njohura ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Vorë, banesat e reja që po rindërtohen, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Në takimin me banorët, nuk kane munguar batutat, teksa Rama e ka quajtur ministren Balluku, “shejtani me i madh”, pasi sipas tij, nëse ajo e thotë një gjë e mbaron.
BATUTAT:
Rama: Kjo është shejtani më i madh. Po e tha e bën.
Banori: Njësh është
Rama: Po njëshi është kjo. Unë jam dyshi pas asaj
Banori: Ka ardhur që pas tërmetit të shtatorit
Rama: Ne ato të shtatorit nuk i kemi harruar janë në shënim puna vazhdon, por do pak durim kjo punë.
Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë banesën private të familjes shtatë anëtarëshe Sina në Sauk, e cila u detyrua që përkohësisht të strehohej në çadër. Por falë vendimit të Bashkisë së Tiranës të pak ditëve më parë për bonos qiraje 1-vjeçar, ajo tashmë është strehuar në një banesë . Në këtë mënyrë, fëmijët e saj jo vetëm që do të jenë një strehë të ngrohtë, por do të vijojnë që të ndjekin normalisht edhe procesin mësimor në të njëjtën shkollë ku ishin.
Ata u vizituan sot nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, të cilët siguruan familjen Sina se brenda vitit do të rikthehen në banesën e tyre e cila do u nënshtrohet punimeve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Tirana i është rikthyer normalitetit dhe se edhe ato familje që kanë qenë strehuar në palestra shkolla si te Ismail Qemali, etj, po sistemohen në banesa me qira.
“Ishin në çadër ditët e para pastaj morëm këtë vendimin që thatë ju që Bashkitë dhe Qeveria do të bëhen bashkë për të dhënë qira. Ishin te loti i parë atë ditë që ishit ju sepse kaluam edhe mbrëmë qira. Kështu që përfituesit më të mëdhenj në këtë lagje te Njësia 2, janë zona e Saukut, pra për shtëpi të vjetra, si shtëpia e Lutfies janë prishur dhe në “Qytetin Studenti” janë 180. Pra këto janë këto dy kategoritë, shtëpitë e vjetra të Saukut dhe shtëpitë e zëna te “Qytet Studenti”. Sot e mbyllëm “Ismalil Qemalin”, pra mbaroi kriza, u mbyll palestra dhe njerëzit janë futur nëpër shtëpi. Kështu që çadra dhe palestra nuk kemi më në këtë pjesë të Tiranës. Nesër do të mbyllim edhe palestrën e “Betim Muços” sepse edhe ata kanë filluar të marrin qiratë, do të kemi mundësi t’i vizitojmë. Pjesa e emergjencës në Tiranë mbyllet me mbylljen e palestrave në qendra sociale, ku secili më mirë në shtëpi se sa në çadër”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se 92.2 për qind e familjeve kanë marrë zgjidhje me bonusin e qirasë, dhe është gati edhe pjesa e mbetur. Kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjitha familjet e prekura do të marrin bonos qiraje. “Ne e kemi të paktën për një vit mbuluar 100 për qind qiranë. Njerëzit marrin vet. Është bërë përcaktimi i familjeve që të mos ketë spekulime. Ajo që është e rëndësishme është që tani në zonë urbane mbulohet komplet. Pak më e ngatërruar në zonë e fshatit se duhen ndërtuar aty ku janë”, tha Rama.
Ndërsa kryeplaku i lagjes, vlerësoi angazhimin e institucioneve shtetërore për të kapërcyer në kohë rekord këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti. “Këtu u duk forca e qeverisë. Dhimbja ishte e madhe, shembjet të mëdha, por qeveria bëri një ndërhyrje të jashtëzakonshme. Për mua keni vlera të papara”, tha ai.
DURRES- Pas Tiranës edhe Bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qiras për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësit, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se vlera e qirasë mujore do të jetë në varësi të familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.
Deklarata e plote
Përshëndetje,
Dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë: Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.
Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.
Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:
1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;
2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);
3) Çertifikatën familjare, dhe
4) Të dhënat e llogarisë bankare.
Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.
Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një video mesazhi ka falënderuar të gjithë mësuesit për punën e bërë gjatë kësaj jave për të pritur nxënësit nga zonat e prekura nga tërmeti. Shahini tha se tashmë po zhvendosen edhe nxënësit e fundit të shkollave që nuk do hapen në shkollat pritëse që në datë 9 Dhjetor të kthehemi sadopak në normalitet.
"Të dashur mësues dua t'iu falënderoj për punën që keni bërë gjatë kësaj jave për të pritur nxënësit si në Durrës, Lezhë edhe Tiranë. Sot jemi në Durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit e fundit të shkollave që nuk do hapen në shkollat pritëse. Besoj se me kontributin tuaj ne do jemi gati që me 9 Dhjetor t'i rikthehemi sadopak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore", tha Shahini.
21 shtatorin e kaluar shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rënde nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme. Dy muaj më pas, ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, falë edhe kontributit të biznesit, 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se e para.
Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi i dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes Hide Lami, e cila nga ana e saj i falenderoi që arritën të bënin realitet një ëndërr. Ndërkohë që Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit. “Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri”, tha ai.
Nderkaq, Bashkia e Tiranes ka dhene zgjidhje edhe per shtepite e shpallura te pabanueshme nga termeti i 26 nentorit, duke siguruar bonus qeraje 1 vit per mbi 900 familje, deri ne zgjidhjen e strehimit te tyre.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot shkollën e Manzës e cila është kthyer në një qendër për fëmijët, ku dhjetra vullnetarë janë angazhuar për të bërë të mundur tejkalimin e kësaj situate. Rama shkëmbeu batuta me fëmijët të ndodhur aty. Ndërsa nuk mungoi edhe një batutë lidhur me gjatësinë e derës së një klase, për zv. kryeministrin Erion Braçe teksa po kalonte nga njëra klasë në tjetrën,
"Këtë derën e keni bërë për Erion Braçen", tha Rama
Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi se në Tiranë ka mjaftueshëm banesa te lira me qira për të akomoduar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua edhe lista e dytë e familjeve që përfitojnë bonus qiraje të plotë për një vit, Veliaj theksoi se në Tiranë janë të gatshme rreth 2500 banesa me qira për të plotësuar nevojat e 1 mijë familje që janë prekur. Ndaj, theksoi Veliaj, nuk ka asnjë arsye që spekulantët të përfitojnë në këto momente.
“Ne kemi filluar akomodimin në Tiranë. Ndërkohë, më rezulton që edhe një pjesë e bashkive të tjera që do aplikojë procesin e qirasë do të vijnë gjithashtu me qira në Tiranë nga këto zona. Sipas një vëzhgimi që kemi bërë sot ka rreth 2500 apartamente në Tiranë që janë le të themi të gatshme, për 1000 familje që kemi ne. Pra, raporti është 1 me 2.5. Kjo do të thotë që nëse nuk gjeni qira të përshtatshme tek dikush, nuk ka nevojë të na peshkojë spekulanti i parë që takojmë. Ka sot në treg mjaftueshëm për të kënaqur këtë nevojë dhe siç e thashë, me qiratë që ne kalojmë sot shkojmë në 92.2 të 1000 qirave, pra 922 nga 1000 qira që ne kemi aprovuar”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se ditët në vijim do të miratohet edhe pjesa e mbetur.
“Ky 8% më rezulton ose janë të njësisë 2, konviktet e fundit që ndoshta s’i kemi kapur sot dhe do i miratojmë të hënën ose në një moment javën tjetër, ose janë qytetarë që kanë qenë jashtë, pra pallati ka dalë jashtë funksioni, por kanë vendosur që të vijojnë të rrinë jashtë ndoshta deri sa të fillojë shkolla, ose që janë me banim fare, fare jashtë. Pra, nuk jemi larg 100% për akomodimin e qytetarëve”, theksoi Veliaj.
O lyl shal ngjitmi kushdo në Shqipri ka të drejt të flasi. Vetëm ti ske të drejt të flasësh se je hajdut kriminel. 7×7=42 o lyl prasi që Edi Rama ta rrasi e ti smer vesh o pallavesh. O zari qenit bajg salhe.
PërgjigjuLulushi i bashes ka se fundi deri sot 3+5 =8 Pika He kur to mblidhen tere pikat qe ai i ve ne biseda Duhet te presim qe ti fixojme ,Si ciceron se fundi gjen shume vende dhe sjedhh pika te reja Po kur do ti bjere pika ne Tru atije bastardi ,qe kujton se keto pika behen me uje, Duan miliona Euro So ca tuajat 230 miliona Euro ,Ca te trimit te moleve tona Meta ,ne fakt Mic Sokoli i ringjallur ,Po dixhitali i kombit sa do sjelle qe te fillojne Pikat ne Trurin e tyre ,djallezor dhe te pa bese , Pyetni Monen
Përgjigjuduhet te jesh biznesmen idiot ti rish pronto nje kontrate me nje pale tjeter, kur duhet te kishe skruar aty qe per fuqi jashte kontorllit njerezor, si termetet, kontrata nuk eshte me ne fuqi. po varja ca genjejne biznesmenet ca genjejne shtetaret e ca genjejne te gjithe keshtu qe ehste 100% genjeshter. gjendje palle qe vetem natyra i vjen pas mideje.
Përgjigju