Vdekshmëria gjatë lindjes në Shqipëri mbetet më e larta në kategorinë e vendeve më të zhvilluara. Raporti i organizatës Save the Children analizon 165 vende, të cilat i ndan në dy grupe – vende më të zhvilluara dhe vende më pak të zhvilluara, të cilat vlerësohen në bazë të tre indekseve: mirëqënia e nënës, mirëqënia e fëmijës dhe mirëqënia e përgjithshme e gruas. Shqipëria, e cila përfshihet në kategorinë e vendeve më të zhvilluara, renditet e fundit në grupin me 43 vende në të tria këto indekse.
Raporti vjetorë i publikuar nga organizata mbi gjendjen e nënave në botë, është një sinjal alarmi për Shqiprinë. Sipas të dhënave të publikuara, në Shqipëri ritmet e vdekshmërisë janë 1 në 1700 gra gjatë lindjes, dy herë më të larta në krahasim me shifrat e Malit të Zi, dhe katër herë më të larta se vdekshmëria në Serbi dhe Maqedoni.
Një ndër problemet që cilëson organizata në Shqipëri është niveli i kufizar i personelit të kualifikuar gjatë lindjes. Ndërsa përsa ju përket vendeve me zhvillim të lartë të mirëqënies, vdekshmëria është në nivele shumë të ulëta, në Itali vdekshmëria e nënës gjatë lindjes rregjistrohet 1 në 15000. Save the Chaildren i bën thirrje qeverisë shqiptare që të rrisë vëmendjen që duhet t'ju kushtohet nënave. Gjithashtu organizata prestigjoze Save the Children është ndalur gjatë, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë rëndësisë së ushqyerjes së fëmijëve në 1000 ditët e para të jetës. Pasi kjo është një ndër periudhat më kritike për jetën e një të sapolinduri.
“Nëse problemet e kequshqyerjes nuk kapen dhe korigjohen brenda 1 mijë ditëve të para të jetës, është shumë e vështirë të ndreqet kjo mungesë ”është shprehur Paige Harrigan, specialistja për ushqimin pranë organizatës Save the Children.

(d.b/shqiptarja.com)