'Sazani, ishulli ku mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në Mesdhe!' Rama: Projekti i dhëndrit të Trump, serioz

TIRANE- Projektin që pritet të transformojë ishullin e Sazanit në një destinacion turistik luksoz, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ndër aplikimet më serioze për t’a orientuar Shqipërinë drejt turizmit elitar.  Në podcastin e tij të përjavshëm, kreu i qeverisë foli për ndikimin që do të ketë në ekonomi dhe turizëm në rast se ky projekt i bërë publik nga dhëndri i ish-presidentit Donald Trump do të realizohet.

“Sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në mes të Mesdheut dhe mund tju themi të githëve pa përjashtim, ‘të gjithë tigrat luanët e elefantët e industrisë së turizmit në botë. Italia ka 70% të trashëgimisë botërore. Ti kthe sytë nga të duash ke arsye për të shkuar për turizëm. Me Sazanin, nëse bëjmë gjënë e duhur, vëmë kartëvizitën atje dhe themi “Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngrejmë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej”

Kthen kokën pas e kujton atëherë kur askush nuk guxonte dhe nuk donte të investonte, e ndihet krenar për projektin e ‘rilindjes urbane’

“Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5 – 6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thoja investoni në turizmin në Shqipëri e kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria ti bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po I flas unë. E gjithë angazhimin me rilindjen urbane që thonë këta fasada fasada, filloi të hapte sytë dhe aparatët. Shqipëri në 2013, më tregoni një vend ku kishte për të bërë fotografi pa shmangur nga ekrani ndonjë shëmti. Ku kishte vendbanime që mund ta merrje në fotografi si sot që është bërë nami”

Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

Kryeministri e quajti Rama aplikim serioz.

“ Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm...(Shenim: I referohet kundershtareve te projektit) ”

Oferta të tjera në Sazan

Zbulon se ka pasur dhe oferta të tjera por se objektivi  është i qartë.

“Këto proceset e investimeve janë ato që kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo. Nuk është kjo. Ne nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore. E zhvillimi të jetë aq I cilësisë së lartë sa  të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin.

Propozimi i investimit është në fazën e diskutimit por dhe nëse nuk pranohet tregon anën e mirë të gjithë kësaj zhurme në media.

“Miku im amerkan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë  njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë" 

Në Episodin e 9-të, të Podkastit FLASIM, të titulluar “Zogj të Shqipërisë turistike”, Rama kishte ftuar një grup të rinjsh që shërbejnë në pikat agroturistike më të frekuentuara në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Projekti i dhëndrit të Trump në Sazan, Rama: Zhurma në media, reklamë që s’e paguan dot me miliona! Bën dhe një 'mea culpa'

1711181276_rama.JPG

Një super reklamë që s’e paguan dot me miliona i konsideroi Kryeministri Rama  lajmet në mediat ndërkombëtare për investimin e mundshëm të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Trump në ishullin e Sazanit. Në podcast Rama tha se turizmi në vend po arrin një nivel të paimagjinueshëm. Rama bëri dhe një mea culpa ku pranon se janë harxhuar lekë për ti bërë reklamë Shqipërisë në mediat e huaja por nuk kanë pasur efektin që pati jehona e projektit të Kushner. 

“Miku im amerkan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë  njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë" 

Në Episodin e 9-të, të Podkastit FLASIM, të titulluar “Zogj të Shqipërisë turistike”, Rama kishte ftuar një grup të rinjsh që shërbejnë në pikat agroturistike më të frekuentuara në vend.

Ora 09:04
Do ulet tatim fitimi i të ardhura për paga të larta të punonjësve! Rama: Projektin e materializojmë në qershor

TIRANE- Qeveria ka në plan uljen e e tatim fitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta

E njoftoi vetë Rama sot në podcastin e tij ku kishte të ftuar disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit.

“Kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund ti vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa” tha Rama. 

Historia 

Për të bërë një paralelizëm për raportin taksave të ulëta dhe cilësisë së ulët të shërbimit Rama tregoi historinë me policing në stadiumin Partizani kur ishte I vogël

Atëherë luante Partizani me 17 Nëntorin

“Një tifoz i Partizanit çohet e bërtet.

                 Dhe polici i thotë : Mos bërtit ulu!
                 Tifozi: Futboll është ky? Po kemi paguar biletë
                  Policia: 10 lekë ke paguar 10 lekë futboll do shohësh.

Do të duhet të presim qershorin për të mësuar më shumë mbi projektin ndërsa aktualisht ju informojmë se pagat deri në 50 mijë lekë kanë 0 tatim mbi të ardhurat. Kur janë rrogat mbi 50 mijë lekë deri 60 mijë lekë, tatimi nis nga paga 35 mijë lekë dhe tatohet 13%. Pastaj rrogat deri 200 mijë lekë tatohen 13%, kurse mbi 200 mijë lekë tatohen me 23%.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…