Ishulli i Sazanit është pastruar nga municionet luftarake. Report Tv publikon pamjet e shpërthimit të municioneve në një nga bunkerët e fortifikuar. Gjatë operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer municione të paplasura të llojit predha artilerie, të kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.
Operacioni nga Ministria e Mbrojtjes u krye në masa të rrepta sigurie në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj në periudhën maj – shtator.
Operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me radhë ka shërbyer si bazë ushtarake.
Mbyllja e ishullit do të zgjasë deri në fundjavën tjetër, kur do të hapet për turistët.