Së fundmi është komentuar shumë për shtatzëninë e saj të parë me Roman Dauriac.

Por ende nuk duket asnjë shenjë nga Scarlett Johansson.

Ditën e djeshme ajo është shfaqur me një fustan të kuq në premierën e filmit “Captain America: The Winter Soldier” në Londër.

scarlett johansson

Asnjë shenjë e vetme shtatzënie nuk ka rënë në sy gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq ku u fotografua në pozicione të ndryshme.

Ajo ka pozuar krah aktorëve të tjerë protagonistë në këtë film dhe është dukur mjaft e qeshur.

Scarlett gjithashtu ka firmosur autografe për fansat e shumtë që ishin mbledhur gjatë premierës.

(b.t/shqiptarja.com)