Aktorja e njohur Scarlett Johansson dhe aktori Matthew McConaughey janë bërë imazhi kryesor markës së njohur të parfumeve Dolce & Gabbana.
Ata kanë pozuar në foto bardh e zi të realizuara mjaft bukur për promovimin e parfumit “The One” dhe “The One For Men”.

Scarlett e njohur për finesën dhe delikatesën e saj është dukur shik veshur me një fustan të zi, ndërkohë që nuk mbetet prapa as aktori bukurosh, i cili u shfaq mjaft elegant me një kostum serioz.
Fotografitë janë realizuar nga fotografi Peter Lindhberg në një plazh të shkretë ku paraqiten dy karrige mbi të cilat është shkruar emri i dy aktorëve.
Së fundmi Scarlett është shfaqur si “Femra më seksi në botë” nga revista “Esquire”.

Është hera e dytë që ajo mer këtë titull nga kjo revistë, pasi është konsideruar e tillë edhe në vitin 2006.
Pak më herët bukuroshja Johansson bëri të ditur fejesën e saj me gazetarin francez Romain Dauriac.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com