Aktorja provokuese dhe seksi Scarlett Johansson është në pritje të fëmijës së saj parë. Ky lajm është publikuar e përditshmja “E!”, duke theksuar se aktorja është shprehur më parë se së bashku me të fejuarin e saj dëshironte të krijonte një familje.

Johansson dhe Romain Dauriac janë fejuar gjatë muajit gusht të vitit të kaluar e duket së tashmë janë gati për të mirëpritur vogëlushin.

Megjithatë nuk ka ende asnjë reagim nga Scarlett apo nga i fejuari i saj rreth këtij lajmi.

scarlett johanson

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)