Aktorja e fashme Scarlett Johansson pas ndarjes nga Ryan Reynolds në vitin 2011, duket se ka gjetur lumturinë në krahët e të fejuarit të saj aktual Roman Dauriac.

Këtë gjë e ka pohuar vetë aktorja bukuroshe në një intervistë për revistën “People”.

Scarlett ka thënë se është thellësisht e dashuruar me të fejuarin e saj.

“Të jesh e fejuar është me të vërtetë një periudhë ngazëllyese”, ka shprehur Johansson, ndërkohë që nuk ka ndërmend të nxitohet për tu martuar.

scarlett johansson

Dauriac është një gazetar francez, i cili menaxhon një agjensi lajmesh.

Fejesa e tyre në gushtin e shkuar ishte një suprizë për të gjithë.

“Unë nuk kam menduar rreth martesës. Nuk është e rëndësishme për mua. Kjo gjë nuk ka rëndësi për mua pikërisht në këtë moment”, ka shtuar më tej aktorja.

Nga ana tjetër karriera e saj po shkon mjaft mirë dhe pritet që ajo të jetë imazh gjatë kampionatit të futbollit amerikan “Superbowl”.  

(b.t/shqiptarja.com)