Supermodelet janë me siguri të mësuara nga marrja e ofertave të vazhdueshme prej meshkujve dhe vështirësia e tyre qëndron vetëm në përzgjedhjen e propozimeve më të përshtatshme.
Megjithatë Claudia Schiffer ka ditur ti japë përgjigjen e duhur ofertës më të fundit, e cila me siguri ashtu siç ndodh shumicën e rasteve, ka qenë për qëllime të ulëta.
Ajo është një prej supermodeleve më të famshme të viteve 1990-2000.
Në një intervistë për një revistë rozë, modelja gjermane kujtoi ofertën e “padenjë” që i mbërriti nga një Princ Arab, duke thënë se ai I kishte ofruar 1 milion paund për një darkë.

“Oferta më e çuditshme ka qenë ajo e një sheiku arab. Ai më pyeti nëse mund të më punësonte për një darkë intime për një milionë paund, por unë refuzova. Një tjetër supermodele pranoi. Në jetë nuk janë gjithçka paratë. Unë dua të jem në gjendje të eci në rrugë dhe të ndihem krenare për atë që jam dhe kam bërë”, pohoi Schiffer.
Kjo histori të sjell ndërmend skenat e filmit “Proposal” të vitit 1993, ku është protagoniste Demi Moore.
Në film një super milioner i ofron Demi Moore në rol një milionë dollarë për të kaluar një natë bashkë.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com