Scholz nga Kievi: Kjo vizitë tregon përkushtim ndaj Ukrainës

Scholz nga Kievi: Kjo vizitë tregon përkushtim ndaj Ukrainës

“Vizita e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kiev është një shfaqje e solidariteti, por edhe për një angazhim për të vazhduar mbështetjen dhe ndihmën ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj”, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz nga Kievi.

Duke folur për gazetën gjermane Bild në rrugën e tij për në Kiev, Scholz tha mbështetja nda Ukrainës do të  vazhdojë, ndihma financiare dhe humanitare do  të vazhdojë.

 "Ne nuk duam vetëm të demonstrojmë solidaritet, ne duam gjithashtu ta bëjmë të qartë se do të vazhdojmë me ndihmën që po organizojmë - financiare dhe humanitare, por edhe kur bëhet fjalë për armët. Mbështetja do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme për luftën e Ukrainës për pavarësi”, tha Scholz.

“Situata në të cilën ndodhet Ukraina është shumë e pazakontë”, thotë Scholz.

Ai gjithashtu bën të qartë se sanksionet janë të një rëndësie të madhe.

"Ato kontribuojnë në mundësinë që Rusia të heqë dorë nga operacioni dhe të tërheqë përsëri trupat e saj, sepse ky është qëllimi", tha ai.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur