Intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atlantikut, ka dështuar që të qetësojë së fundi sektorin bankar, mirëpo kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk beson se Evropa mund të përballet me krizë.
“Nuk shoh rrezik të tillë”, ka thënë kancelari gjerman për të përditshmen gjermane, Handelsblatt.
Pavarësisht miliarda dollarëve që janë ndarë nga rregullatorët zviceranë, banka e madhe Credit Suisse është përballur të premten sërish me presion në tregjet e aksioneve.
Mbikëqyrësit bankarë të Bankës Qendrore Evropiane kanë thënë se “sektori bankar i euros është i qëndrueshëm”. Scholz ka thënë se nuk pret pasoja për gjermanët, pas falimentimit të Bankës amerikane Silicon Valley, me bazë në Kaliforni, e përcjellë më pas me probleme financiare në Credit Suisse.
“Depozitat janë të sigurta”, ka thënë ai për Handelsblatt.
“Ne jemi në një periudhë krejtësisht tjetër”, ka thënë ai, duke iu referuar krahasimeve për krizën financiare të vitit 2008.
Kriza financiare e vitit 2008 ka nisur fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas është përhapur në botë. Ajo është njohur si kriza më e rëndë financiare prej Depresionit të Madh./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2939
Lajme të tjera
-
Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu i rrogave
20 Mars, 08:34
-
Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare për Europën
17 Mars, 09:58
-
Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë! Gjendja në Kosovë është e tensionuar
17 Mars, 07:20
-
Gratë tani mund të notojnë topless në pishinat e Berlinit! Lëvizja pasqyron traditën e vjetër gjermane të lakuriqësisë
12 Mars, 20:19
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin gjerman
11 Mars, 13:32
-
Në Berlin do lejohet që të qëndrosh në pishina topless
10 Mars, 20:36
-
Reichstag, e vërteta e fshehur e zjarrit që Hitleri e përdori për eliminimin e kundërshtarëve
10 Mars, 09:39
-
Të shtëna me armë në Hamburg në një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait, 8 të vdekur dhe disa tjerë të plagosur
10 Mars, 07:43
-
Scholz: Fatkeqësisht, nuk shoh asnjë vullnet nga Putin për të folur mbi paqen në Ukrainë
9 Mars, 19:58
-
Qeveria gjermane rishikon përfshirjen e Huawei në rrjetin 5G
9 Mars, 08:25
-
Rama në Berlin: Na duhet të bëjmë më shumë për turizmin luksoz, së shpejti ligj të ri për investitorët! Në 2030 bëhemi kampionët në Ballkan
8 Mars, 10:26
-
8 Marsi/ Gratë ende paguhen 18% më pak se burrat në Gjermani
8 Mars, 09:29