Scholz vizitë 2 ditore në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, do diskutohet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe reagimi kundër Rusisë

Scholz vizitë 2 ditore në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, do diskutohet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe reagimi kundër Rusisë

Olaf Scholz

Javën e ardhshme, kancelari Olaf Scholz do të bëjë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari.

Ndalesat e para në turneun dyditor të Olaf Scholz-it në Ballkan do të jenë Kosova dhe Serbia më 10 qershor. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman Ëolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Më pas, Scholz do të shkojë në Selanik, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të bashkohet në mbrëmje me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale "Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)".

Të nesërmen, më 11 qershor, kancelarI gjerman do të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.

Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Përveç kësaj, shtohet, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

Siç thuhet në faqen zyrtare të zyrës së kancelarit gjerman, më shumë detaje rreth programit të udhëtimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit