/ATSH-AFP/ - Presidenti i Parlamentit evropian, Martin Schulz akuzoi sot në shtypin gjerman, kancelaren, Angela Merkel për spekulimet e papërgjegjshme përsa i përket një daljeje të mundshme të Greqisë nga zona euro në rast fitoreje zgjedhore të së majtës radikale në fund të muajit janar.
"Debatet dhe spekulimet e papërgjegjshme mbi skenarin 'Grexit' (dalja e Greqisë nga monedha e përbashkët evropiane) nuk ndihmojnë", nënvizoi social-demokrati gjerman për të përditshmen "Die Welt".
"Duhet të jetë e qartë për të gjithë që nuk është çështja për një dalje nga euro. Këshillat e pakërkuara që i japin popullit grek ndjenjën se nuk janë ata që vendosin me votën e tyre për të ardhmen, por Brukseli apo Berlini, mund të shtyjë ndoshta zgjedhësit në krahët e forcave radikale", theksoi Schulz.
Vizionet për një dalje të mundshme të Greqisë nga euro kanë qenë të shumta që kur e përjavshmja gjermane "Der Spiegel" konfirmoi këtë fundjavë se Angela Merkel do të ishte e gatshme të lejonte Greqinë të dilte nga zona euro në rast fitoreje të së majtës radikale Syriza në zgjedhjet legjislative të 25 janarit.
Berlini nuk i ka përjeshtuar këto informacione duke konfirmuar gjithashtu se qeveria nuk kishte diskutuar për një gjë të tillë.
/Shqiptarja.com