Schumacher s'dorëzohet, shenja 
shprese për 7 herë kampionin e F1

Schumacher s'dorëzohet, shenja <br />shprese për 7 herë kampionin e F1
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher vazhdon të përballet me betejën më të vështirë, atë mes jetës dhe vdekjes.
 
Të dhënat rreth gjendjes së tij shëndetësore janë mjaft të pakta, por është ish-drejtori teknik i Ferrarit dhe Mercedesit, Ross Brawn, ai i cili hedh dritë mbi shëndetin e Schumacher.
 
Duke dashur të mbajë të fshehtë gjendjen kampionit, Brawn ka zbuluar gjëra të rëndësishme. Duke folur për BBC, Brawn ka thënë se ka shenja shprese, që gjermani të shërohet, por se kjo i merr shumë kohë.
 
Ka shenja të shpresës dhe për këtë lutemi çdo ditë. Është e vështirë për mua të them më shumë, e respektoj vendimin e familjes”, ka deklaruar Brawn, duke preferuar të mbetet i rezervuar. “Ka shumë thashetheme në lidhje me shëndetin e Michael, por për ne ka shenja shprese për të”, ka shtuar ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm