Akuzat për vjedhje votash/ Gjermania: I takojnë drejtësisë, jo politikës! Jo dhunë në 30 qershor

Akuzat për vjedhje votash/ Gjermania: I takojnë drejtësisë, jo politikës! Jo dhunë në 30 qershor

Ambasadorja gjermane, Susanne Schüt, teksa vë theksin se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, i bën thirrje palëve (më konkretisht opozitës) që të kontribuojnë për një proces zgjedhor pa dhunë. Duke u ndalur tek akuzat apo kushtet që ka vënë Basha për pjesëmarrjen në zgjedhje, si arrestimi i Dakos, Gjiknurit të dalë në përgjimet e "Bild",  Gjermania thekson këto çështje i takojnë organeve ligjzbatuese dhe jo politikës. Në fund ka vënë theksin tek ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

"Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese", shkruan Schüt.


Lajmi kryesor:

SHBA-BE: Opozita të refuzojë dhunën dhe të mos pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit, do ju vëzhgojmë


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja