Bastian Schweinsteiger duket se shumë shpejt do të largohet nga Manchester United, duke u bërë pjesë klubit amerikan të Chicago Fire.
Sipas “Chicago Tribune” klubi nga MLS ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për një kontratë 1 vjeçare me mesfushorin gjerman i cili do t’i bashkohet ekipit nga java e ardhshme.
“Gjatë karrierës time, gjithmonë kam shijuar mundësi të reja dhe besoj se edhe kjo do të më ndihmoj të arrij diçka të madhe”- deklaroi Schweinsteiger.
“Transferimi im në Chicago Fire nuk bën përjashtim. Jam i bindur nga vizioni i klubit dhe filozofia e tij ndaj dua t’i ndihmoj në këtë projekt”- ishin fjalët e tij.
Ndoshta, trajtimi jo shumë i drejtë që i është bërë në “Old Traford”, mund të ketë qënë një ndër shkaqet e largimit të parakohshëm të kampionit të botës në 2014-ën.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com