S’di të shkruajë/ Kush është gjyqtari Erjon Çela që shpëtoi Mediun për Gërdecin, karriera e shpejtë nga Tropoja në Gjykatën Speciale, pasuria dhe si e kaloi Vetingun

S’di të shkruajë/ Kush është gjyqtari Erjon Çela që shpëtoi Mediun për Gërdecin, karriera e shpejtë nga Tropoja në Gjykatën Speciale, pasuria dhe si e kaloi Vetingun

Gjyqtari Erjon Çela, pamje nga Gërdeci dhe Fatmir Mediu

Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit Erjon Çela për ndalimin e SPAK që të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin ka shënuar zhgënjimin e parë të madh tek drejtësia e re, e projektuar dhe e veshur me shpresën e fundit për shembjen e murit të mosndëshkimit në Shqipëri. Si i tillë, vendimi për të penguar përkohësisht përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për Gërdecin, tragjedinë më të madhe që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipërinë pluraliste, është edhe një nga aktet që do të shënjojë karrierën e gjyqtarit të ri Erjon Çela. Po kush është gjyqtari Erjon Çela dhe si u ngjit në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar?

Karriera

Erjon Çela nga Pogradeci ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Çela e ka nisur karrierën në Gjykatën e Pogradecit në vitin 2012 pas një periudhe stazhi. Më pas është transferuar në Gjykatën e Tropojës, ku ka punuar si gjyqtar dhe zëvendëskryetar. Në shkurt të vitit 2020, Çela aplikoi si kandidat i vetëm për t’u bërë pjesë e GJKKO (Gjykatës Speciale). Në 16 prill 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, emëroi Erjon Çelën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrton dosjet e SPAK.

Vetingu (harroi kredinë dhe e ndihmojnë shokët)

Erjon Çela është verifikuar nga Komisioni i Vetingut për të tre kriteret (pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale) dhe është konfirmuar në detyrë në 2 tetor 2020. Vendimi mori formën e prerë pasi nuk u ankimuar nga Komisioneri Publik. Në vitin 2015, gjyqtari ka blerë një apartament në Tiranë me sipërfaqe 90 m2 me vlerë 59 mijë euro. Si burim, 48 mijë euro i ka marrë kredi, ndërsa rreth 11 mijë euro hua. Nga hetimi kjo pasuri ka rezultuar pa probleme.  

Në vitin 2015, gjyqtari ka blerë një makinë “Peugeot’ me vlerë 500 euro, të cilën e ka shitur në vitin 2017, për rreth 1 500 USD. Gjyqtari rezultoi se nuk kishte paguar tatimin mbi shumën e përfituar nga shitja e mjetit prej 80,140 lekësh. Por meqenëse lëvizja është bërë pas deklarimit të pasurisë për llogari të Vetingut dhe kjo shkelje nuk prodhonte ndonjë ndikim të madh, Komisioni i konsideroi pasurinë si të ligjshme. Një depozitë 23 mijë euro është konsideruar gjithashtu e justifikuar.

Gjyqtari ka deklaruar edhe 80,000 cash, para të cilat sipas Komisionit të Vetingut nuk kishte mundësi t’i kursente, pasi ka rezultuar me balancë financiare negative në shumën 141,133 lekë. Megjithatë, gjyqtari ka pohuar se ‘kam qenë në regjim të rreptë kursimi’. Por, meqenëse kjo shumë ishte një vlerë e papërfillshme, Komisioni ‘mbylli njërin sy’. Komisioni ka parë më dyshim edhe një hua me vlerë 420,000 lekë që gjyqtari i ka marrë një shokut të tij, por në fund ia ka llogaritur si lëvizje financiare të rregullt. 

Gjyqtari Erjon Çela ka përdor për 60 muajsh një “Mercedes Benz” të një shoku të tij. KPK-ja nuk ka gjetur probleme në lidhje me përdorimin e makinës. Në korrik të 2013, gjyqtari Erjon Çela ka marrë një kredi në shumën 520,000, të cilën nuk e ka deklaruar në deklaratën e pasurisë për këtë vit, por për vitin 2014. Gjyqtari ka theksuar se ka harruar që ta deklaronte. KPK-ja ka theksuar se fakti që gjyqtari e ka deklaruar kredinë një vit më pas, shuan dyshimet për tentativë fshehje.

Nuk i përdor të gjitha shkronjat e alfabetit

Gjyqtari Erjon Çela, i cili shpëtoi përkohësisht Fatmir Mediun për Gërdecin, nuk i përdor të gjitha shkronjat e alfabetit të gjuhës shqiptare, kur shkruan vendimet për të dhënë drejtësi. Kjo mangësi e gjyqtarit doli në pah gjatë procesit të Vetingut, për kriterin e aftësive profesionale. Por jo vetëm kaq, por nga tre vendime të analizuara, të përzgjedhur nga vetë gjyqtari, nuk kanë as nënshkrimin e sekretares gjyqësore dhe as të gjyqtarit. “Në lidhje me mospërdorimin e të gjitha karaktereve të gjuhës shqipe, subjekti sqaron se kjo mangësi është rregulluar në vazhdim”, thuhet në vendimin e KPK-së. KPK-ja nuk i ka konstatuar këto problematika si thelbësore që mund të çonin në një vlerësim negativ të gjyqtarit për kriterin profesional. Nga analizimi i një çështje tjetër, në dosje mungon akti i përfaqësimit të të paditurit me avokat, i cili nuk është fiksuar as në procesverbalin e seancave. Duke mos konstatuar problematika thelbësore, KPK-ja e ka tejkaluar pa penalizim edhe këtë episod.

Argumenti për çështjen ‘Mediu’

Argumenti themelor i gjyqtarit për të shpëtuar Fatmir Mediun nga drejtësia për Gërdecin është se, pse Prokuroria, nga viti 2012, kur deputetëve u është hequr imuniteti nga ndjekja penale, nuk kërkoi vijimin e procedimit të Fatmir Mediun për dosjen e Gërdecit, por u kujtua pas 9 vitesh, kur edhe vepra penale për të cilën akuzohet Mediu (shpërdorim detyre) është parashkruar.

Njeriu kyç që duhej të kërkonte vijimin e procedimit të Mediut pas rënies së imunitetit është Adriatik Llalla, në atë kohë kryeprokuror. Llalla është futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e korrupsionit të politikanëve, ndërsa është dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie pikërisht nga gjykata, pjesë e të cilës është edhe gjyqtari Çela. Nëse Gjykata e Lartë nuk do të mbyllte me një manovër procedurale dosjen e Mediut në shtator të 2009 dhe nëse Adriatik Llalla nuk do të bëhej mbrojë e Mediut, sigurisht që SPAK nuk do të kërkonte sot hapjen e dosjes për vendosjen e drejtësisë.

Kapja e drejtësisë nga projektuesit e Gërdecit dhe përfshirja e saj në një batak korrupsioni, klientelizimi, qokash dhe pastrimi parash, ishte edhe arsyeja e angazhimit të Perëndimit në vitin 2015 për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Dhe një nga synimet kryesore të reformës në drejtësi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia, përmes dhënies fund të kulturës së mosndëshkimit. Përpjekjet për të vendosur drejtësi për përgjegjësit e Gërdecit, të frenuara nga vendimi gjyqtarit Çela, ishin një nga provat e drejtësisë së re. Megjithatë, Vendimi i gjyqtarit Erjon Çela do të shqyrtohet nga Gjykata Speciale e Apelit, e cila do të vendosë përfundimisht për mbylljen ose për hapjen e dosjes së Gërdecit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyber kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 29/07/2021 17:35

    Ore ky gjyqtar nuk di të shkruaj por për të vjedh është zhrni. Çe do ky trung mishi që të di e të shkruaj kur ky jeton në Albanistan wë ky stan ktë bylmet mban. E Edi Rama le të vazhdoi e të trumpetoi me kshu lloi drejtësie qelbësir e Edi Rama bo sehir. Mjer ky popull çfar po i bojn. E mir tja bojn kur palla si Edi e Luli votojn.

    Përgjigju
  • Rexho: 29/07/2021 17:32

    Do i vije dita dhe ketij fisqiri,bashke me rracqirin fatmut mediu dhe xen pithropin!!!Kanuni nuk vdes kurre!!!

    Përgjigju
  • Juria: 29/07/2021 17:20

    Si ka mundësi që ka depozituar 23 mijë euro një gjyqtar që ka filluar punë në 2012 dhe ka harruar të deklarojë një kredi?!! Këta nuk e kanë idenë se çfarë është rroga se nuk dinë se nga i vijnë lekët Kemi 30 vjet punë dhe e grimë overdraftin paçka se nuk harrojmë asnjë shkronjë.....Më duket se në vend që të vinit vetulla keni nxjerrë sytë!!

    Përgjigju
  • Dretesia: 29/07/2021 15:53

    Po cfare arsyetimi mund te kete nje gjyqyare kur nuk di qe ta shkrusje ate?! A jeni ne vete apo jo? Ky duhet te mesoje nje hete abetaren

    Përgjigju
  • Endri: 29/07/2021 15:52

    Po si te dije me numeruar parate eshte ne rregull. Ky duhet te arrestohet nga SPAK. Te kontroll9het sa para ka marre per kete vendim mafioz

    Përgjigju
  • Dea: 29/07/2021 15:49

    Ne ate vende vetem vetgjyqesia i zgjithe hallet e njerezve te thjeshte.Sa per Edi Ramen,sikur edhe tre mandate te tjere te mari nuk do jet i zoti te sjelli drejtesi,sic premtoj para elektoratit.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 29/07/2021 15:37

    Tan kaqola jan Birisha u mesoi shkrim e kendim u hapi syte katunarevepatjeter duhet me e mbrojt Mediun se mbrojn Shkerdhenin…

    Përgjigju
    • Bobi: 29/07/2021 17:46

      Po u mësoj shkrim e këndim tek plepat ne Durrës.Madje me 8 vjeçare pa të mesme i bëri prokurora.Ky do një mësim të mirë që kur të flejë të llahtarepset nga viktimat e Sali Mediut.

  • Tani: 29/07/2021 15:30

    nuk ka faj, se jane shume shkronja. Duhen shkrurtuar ca

    Përgjigju
    • mire e ke: 29/07/2021 17:34

      ta bejme si anglishtja me 24. do jemi te lumtur pastaj mendon?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni