'S'do zbuloja Asanin nëse nuk do jetoja në Shqipëri', Sylvinho: Duam të prekim shpirtin e lojtarëve, që ata të kthehen në shtëpi

'S'do zbuloja Asanin nëse nuk do jetoja në Shqipëri', Sylvinho: Duam të prekim shpirtin e lojtarëve, që ata të kthehen në shtëpi

Sylvinho, trajneri i Kombëtares kuqezi

Shqipëria e futbollit luan nesër në 20:45 me Çekinë në "Air Albania". Kuqezinjtë e Sylvinhos janë të parët në grupin E të Euro 2024 dhe sfida e Tiranës me çekët është si një finale. Në prag të ndeshjes, braziliani i stolit tonë ka folur për Reuters dhe ka cekur disa specifika të veçanta. Për të Kombëtarja ka para tre finale për objektivin "Gjermani 2024".

"Ne kemi tre finale përpara dhe duhet të përballemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur deri më tani. Gjithçka fillon të enjten. Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e tifozëve tanë, por lojtarët e dinë se ky është skenari i jashtëm, diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Ata janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm", tha fillimisht trajneri.

Më pas Sylvinho u ndal edhe te rëndësia e ndeshjes dhe largimi i euforisë nga lojtarët.

"Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit tonë të shumëpritur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese. Ne patëm një shans të vërtetë për t’u rikthyer me një rezultat më të mirë nga ajo ndeshje, por gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë se çfarë donim. Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i mirëorganizuar, të shënojmë gola, të ndërtojmë ndeshje të bukura, por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak. Vullneti, guximi dhe qëndrimi në çdo lojë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi", tha braziliani.

Trajneri më pas u ndal edhe te jetesa në Shqipëri dhe udhëtimet për të takuar dhe ndjekur nga pranë lojtarët. Për të, nëse nuk do jetonte në Tiranë, do kishte vështirësi të gjente Jasir Asanin.

"Duhej të jetonim në Tiranë për të zhvilluar punën tonë. Udhëtojmë shumë, takohemi me lojtarët, por databaza që kemi nga Federatën e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme. Nëse nuk do të ishim këtu, ndoshta nuk do të kishim gjetur Jasir Asanin. Janë miliona shqiptare që jetojnë në mbarë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë dhe gjetëm Asanin. Na pëlqeu ajo që pamë menjëherë dhe ai ka qenë i mrekullueshëm për ne. Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Lërini rezultatet, projektin dhe strukturën që po ndërtojmë të flasin për ne dhe të prekin zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata të ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”, deklaroi Sylvinho.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s