Besiktas dhe Tirana luajnë sot në 20:00 për turin e II kualifikues në Conference League. Përballja e Stambollit është e fortë për nënkampionët e Shqipërisë, që gjejnë përballë një kundërshtar me nivel të lartë dhe eksperiencë të madhe. Trajneri Orges Shehi ka dashur të motivojë të tijtë dhe ka treguar në konferencën për shtyp se nuk do futen në fushë të dorëzuar.
"Ne vijmë pas një raundi të parë të kaluar dhe mendoj që edhe me atë që shoh në stërvitje, atmosfera është e mirë, çdo lojtar është pozitiv. Sigurisht kemi përballë një kundërshtar të fortë dhe mendoj se jemi përgatitur për ta përballuar këtë ndeshje, si nga ana tekniko-taktike, ashtu edhe nga doza emocionale e duhur përballë kundërshtarit dhe publikut të tyre. Në betejë nuk futemi të dorëzuar", tha Shehi.
Për durrsakun në një ndeshje futbolli nuk ka favoritë.
"Në një ndeshje futbolli sigurisht ka favoritë dhe jo favoritë. Sigurisht që jemi të vetëdijshëm që në këtë ndeshje nuk jemi favoritë, deri diku jemi sfidues. Por mendoj se në një ndeshje futbolli, çdo skuadër ka shanset e veta dhe me këtë koncept do të futemi nesër në fushë për të shfrytëzuar shanset tona dhe për të bërë atë që kërkojmë të jemi gjithmonë. Pra një skuadër që kërkon të bëjë gjithmonë vetveten dhe të interpretojë situatat e lojës në varësi të kundërshtarit apo të situatave", tha Shehi.
Trajneri kërkoi që të tijtë të futen me besim në fushë, duke mos ndërruar fytyrën paçka se cili kundërshtar është përballë.
"Shpresojmë që situatat që na paraqiten t’i vlerësojmë siç duhet dhe të jemi vigjilent për të marrë më të mirën e këtyre momenteve, se mendoj se futbolli vendoset edhe nga momentet. Por një gjë është ajo që kërkojmë ta bëjmë gjithmonë, pra të jemi ata që duhet të jemi, pa ndryshuar fytyrën dhe personalitetin në varësi të situatave që mund të kemi në favor apo jo", vijoi trajneri.
Më pas trajneri kujtoi kohën kur luante kundër Besiktas, teksa mbronte portën e Skënderbeut, teksa ka thënë se situatat janë ndryshe.
"Realisht kam pasur përballje me Besiktasin ku luaja ende futboll me Skënderbeun. Është komplet e vërtetë që qasja është komplet tjetër se pozicioni ndryshon, përgjegjësia ndryshon. Mënyra se si e sheh futbollin ndryshon, se e sheh me një këndvështrim tjetër, edhe pse ke luajtur është borë tjetër komplet. Ke për detyrë të motivosh e organizosh të tjerët, t’u kalosh atyre idetë që ke në kokë", tha Shehi.
Kujtojmë se Tirana në turin e I kualifikues të Conference League kaloi Dinamo Batumin, skuadrën gjeorgjiane, duke barazuar 1-1 në Tiranë dhe fituar 1-2 në transfertë.
Me skemën 4-3-3, duket se Shehi nuk ka ndërruar asnjë nga fitorja 1-2 në Batumi kundër Dinamos, teksa Përgjoni dhe Lushkja janë në fushë nga minuta e parë.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Latifi, Abazaj Trajner: Orges Shehi
Besiktas - Tirana do jetë sfida e sotme e orës 20:00 për përballjen e parë në turin e II kualifikues të Conference League. Në Turqi dhe përballë 38 mijë tifozëve, bardheblutë do duhet të bëjnë mirë kundër një ekipi me tradita. Për këtë trajneri Shehi ka projektuar edhe formacionin, duke hedhur në fushë një ekip sulmues.
Me skemën 4-3-3, duket se durrsaku nuk ka ndërruar asnjë nga fitorja 1-2 në Batumi kundër Dinamos, teksa Përgjoni dhe Lushkja janë në fushë nga minuta e parë.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Latifi, Abazaj Trajner: Orges Shehi