Janë zbardhur 14 vjedhje të ndodhura në banesa të ndryshme të fshatit Nartë të Vlorës. Në pranga ka rënë 52 vjeçari, Tahir Çela dhe janë vënë nën hetim një 14 vjeçar dhe Haxhi Dervishi.
Tahir Çela është arrestuar nën akuzën e vjedhjes dhe shtyrjes së të miturit në krim. 14 vjeçari është djali i Çelës. Nga veprimet hetimore dyshohet se Tahir Çela dhe djali i tij i mitur, përgjatë periudhës tetor 2022 deri në 11 mars 2023, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.
Sendet e vjedhura dërgoheshin në banesën e Haxhi Dervishit dhe prej aty më pas shiteshin me qëllim përfitimin e vlerave monetare.
Babai i vitit!!
Përgjigju