Së paku 8 të plagosur në një sulm me thikë në Angli

Së paku 8 të plagosur në një sulm me thikë në Angli

Policia në Britaninë e Madhe

Shërbimi emergjent britanik njoftoi se është arrestuar një burrë, pasi së paku tetë njerëz u therën me thikë në veriperëndim të Anglisë të hënën.

Shërbimi emergjent tha se u ka dhënë ndihmë mjekësore tetë pacientëve të plagosur me thikë, të cilët u dërguan në tri spitale të ndryshme, përfshirë në Spitalin e Fëmijëve “Alder Hey”.

Policia në Merzisajd tha se oficerët e armatosur e kanë arrestuar një burrë dhe e kanë konfiskuar një thikë, pas raportimit të një incidenti me thikë pak para mesditës.

Nuk ka rrezik për publikun e gjerë, tha policia.

Kryeminisitri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, shkroi në rrjetin social X se ndihet i tronditur nga ky incident.

“Lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës nga Southport. Dua t'i falënderoj policinë dhe shërbimin emergjent për reagimin e shpejtë”, tha ai.

Spitali i Fëmijëve “Alder Hey” tha se ka shpallur incident të madh dhe se departamenti i emergjencës së saj është tejet i zënë.

Ai u kërkoi prindërve t’i sjellin fëmijët e tyre në emergjencë vetëm në raste urgjente./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti i vogël që bllokoi qarkullimin e mjeteve në Tiranë-Durrës! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksidenti i vogël që bllokoi qarkullimin e mjeteve në Tiranë-Durrës! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit