Një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës së Tiranës ndërsa zhvillohej seanca për protestuesit e arrestuar pas protestës së dhunshme të sali Berishës. Avokatët mbrojtës por edhe deputeti Klevis Balliu pretenduan se një qytetar i ka provokuar dhe ofenduar.

Kaq mjaftoi që në Gjykatë të krijohej një moment tensioni, ku siç shihet edhe në këtë video deputeti Balliu mësyn në derën e Gjykatës me fjalor ofendues dhe të papërshtatshëm drejt qytetarit. Madje ai kërkon edhe që ta nxjerrin jashtë, duke iu drejtuar me shprehjen "hajde ta tregoj unë, çfarë m**in kërkon ti këtu, hajde ta tregoj unë, provokator."

"Kush e ka sjellë këtu atë, kush e solli. Ka 5 orë këtu nuk ka ndodhur asgjë, kush e solli?", thotë Balliu. 


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e Berishës/ Lirohen 19 protestuesit, caktohet detyrim paraqitjeje! Balliu ‘mësyn’ në Gjykatë, zihet me qytetarin (VIDEO)