19 të arrestuarit pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike pasditen e 24 janarit ku u hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë drejt Kryeministrisë, Kuvendit dhe Policisë, u lanë të lirë nga Gjykata Penale e Tiranës. Për ta u caktua “detyrim paraqitje”, edhe pse në fakt prokuroria kërkoi për pjesën më të madhe masë më të rëndë, 5 prej tyre “arrest në burg”, 5 “arrest shtëpie” dhe 9 të tjera “detyrim paraqitje”.

Në Gjykatën e Tiranës, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët mbështetën protestuesit e arrestuar.

Në seancën që zgjati gati 4 orë e gjysmë, mbizotëroi qetësia, e cila u prish vetëm në momentet kur gjykata u tërhoq për vendim. Një qytetar debatoi me avokatët mbrojtës të protestuesve gjatë kohës që qëndronin në pritje të vendimit në hollin e gjykatës. Kaq mjaftoi që deputeti i PD-së, Klevis Balliu, dhe eksponentë të tjerë demokrat, të degradojnë konfliktin. Në këtë moment, shihet Balliu që mësyn në derën e Penales me fjalor ofendues.

Sipas avokatëve të protestuesve, të pranishëm gjatë momenteve të incidentit, pretenduan se burri nisi t’i shante dhe të thoshte pse u ofroni mbrojtje kriminelëve që kanë goditur shtetin. Sipas tyre, i kishte kërcënuar se do i vriste të gjithë dhe do i godiste në lule të ballit. Brenda pak minutash burri u neutralizua nga policia dhe u bë shoqërimi i tij nga forcat “Shqiponja” në Komisariatin nr. 3, për të sqaruar situatën.

protestën e 24 janarit, prej hedhjes së sendeve të forta, flakadanëve, molotovëve dhe fishekzjarrëve, mbetën të lënduar të paktën 11 efektivë policie, të cilët ishin aty për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit. Prej agresivitetit të protestuesve, që në fillim policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
VIDEOLAJM / ‘S’e rr*aj unë’, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës me fjalor ofendues dhe zihet me qytetarin

Një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës së Tiranës ndërsa zhvillohej seanca për protestuesit e arrestuar pas protestës së dhunshme të sali Berishës. Avokatët mbrojtës por edhe deputeti Klevis Balliu pretenduan se një qytetar i ka provokuar dhe ofenduar.

Kaq mjaftoi që në Gjykatë të krijohej një moment tensioni, ku siç shihet edhe në këtë video deputeti Balliu mësyn në derën e Gjykatës me fjalor ofendues dhe të papërshtatshëm drejt qytetarit. Madje ai kërkon edhe që ta nxjerrin jashtë, duke iu drejtuar me shprehjen "hajde ta tregoj unë, çfarë m**in kërkon ti këtu, hajde ta tregoj unë, provokator."

"Kush e ka sjellë këtu atë, kush e solli. Ka 5 orë këtu nuk ka ndodhur asgjë, kush e solli?", thotë Balliu. 

K.M/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 27/01/2026 18:05

    lironi protestuesit ...dhe futni ne arrest balliun.dhe saliun .sepse ai i ka thirrur....

    Përgjigju
  • Mokrari: 27/01/2026 15:48

    Çfarë janë këta RUGAÇËqë ulërijnë nëpër dyert e gjykayave?A ka ligje ky birbo shtetë?Dsri ku shkon ky qamet imunitet?Të hiqet kategorikishfë imuniteti për rdugaçët politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?