Pjesë e procesit të vaksinimit anti-COVID do të jenë edhe stomatologët. Kreu i urdhrit të stomatologëve Nikoll Deda tha për Report Tv se janë 3000 stomatologë të licensuar në të gjithë vendin, por fillimisht vaksinimi do të nisë me fashën prioritare +50 vjeç.
“Numri i stomatologëve të licensuar është 3000 stomatologë të licensuar në të gjithë vendin. Rreth 60% punojnë dhe jetojnë në Tiranë. Ne i kemi propozuar ministrisë së Shëndetësisë një fashë moshe prioritare në vaksinim në stomatologji. Sipas mendimit tonë paraprakisht urgjentë është mosha mbi 50 vjeç. Për Tiranën ne kemi dorëzuar që mbrëmë listën e grupmoshës mbi 50 vjeç, nuk janë shumë rreth 250 veta”- u shpreh kreu i Urdhrit të Stomatologut.
Deda shpjegon se të gjitha qarqet janë në proces të krijimit të listave.
“Të gjitha qarqet janë në proces të formimit të listave të adresave, të numrave të telefonave për të lajmëruar stomatologët që duan të vaksinohen. Ne kemi një problem për Tiranën që do afishojmë tani listën prioritare për vaksinim, por ata që shohin emrin në rrjetet sociale duhet të japin numrin e telefonit dhe adresën sepse kështu i kërkon ministria e Shëndetësisë dhe DSHP”- tha Nikoll Deda.
Ndërkohë edhe Urdhri i Farmacistëve ka njoftuar se Drejtoritë e Shëndetit Publik të rajoneve Kukës, Korcë, Shkodër dhe Vlorë kanë kërkuar listën e farmacistëve që ushtrojnë profesionin në këto rajone. Duket se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i farmacistëve të cilët që në nisje të procesit kërkuan të përfshiheshin te grupet e riskut njëlloj si mjekët.
Shume mire qe do vaksinohen dhe stomatologet....PO a ka menduar njeri per sistemin bankar ne Shqiperi ku ne cdo dite qarkullon shumefishi i klienteve krahasuar me stomatologet,si dhe ne nje kubature shume me te vogel,duke qene nje nga pikat e kryqezimit te infeksionit, qe vjen mbas mjekeve ne spitale
Përgjigju