Rodrigo Alvez do të vijë shumë shpejt në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë 35-vjeçari me anë të një videoje që e ka publikuar blogeri shqiptar Olti Curri në rrjetet sociale.
I njohur si ‘kukulla Ken’, Alves falënderon të gjithë mbështetësit e tij shqiptarë dhe shprehet se do t’i takojë shumë shpejt në Tiranë. “Për të gjithë miqtë e mi në SHqipëri, dua t’ju falenderoj për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë.
Sapo të rikuperohem nga ndërhyrja e fundit do t’ju vizitoj. Ju puth, shihemi shumë shpejt në Tiranë,”- dëgjohet teksa thotë Ken në video. Së fundmi Alves i është nënshtruar ndërhyrjes së 69 kirurgjikale duke hequr 5 cm nga lëkura e fytyrës së tij.