Seancë e jashtëzakonshme e
Kuvendit për çështjen “Drenica”

Seancë e jashtëzakonshme e<br />Kuvendit për çështjen “Drenica”
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar rreth dënimeve të ish-udhëheqësve të UÇK-së në çështjen “Drenica”.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet pasdite rreth orës 15:00, pas vendimit të mbledhjes së Kryesisë në orën 14:00.

Gjykata e Apelit, në fillimin e kësaj jave, ka vërtetuar dënimet e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në dy rastet e ndara ‘Drenica 1 dhe 2’, ku janë dënuar ish-pjesëtarët e UÇK’së për krime lufte në Kosovë.

Apeli në vendimin e saj i ka zbritur vetëm një vit dënimin Sylejman Selimit. Të dënuar të tjerë në çështjen  ‘Drenica’ janë edhe kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dhe deputeti i PDK’së, Fadil Demaku.

Këta dy të fundit, dhanë dorëheqje, menjëherë pas publikimit të vendimit.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri