Seanca historike përfundon pas 75 minutash, reagon avokati i Trump: Ish-presidenti mund të ndiqet penalisht

Seanca historike përfundon pas 75 minutash, reagon avokati i Trump: Ish-presidenti mund të ndiqet penalisht

Donald Trump

Avokati i ish-presidentit, Donald Trump, John Sauer, tha në fund të seancës dëgjimore se një ish-president mund të ndiqet penalisht për “akte zyrtare” nëse dënohet fillimisht nga Senati gjatë procedurave të shkarkimit.

Ish-presidenti ka pohuar vazhdimisht se sfidimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale binte nën detyrat e tij si president, ai nuk mund të ndiqet penalisht për asnjë akt zyrtar që ka bërë.

“Thoni se presidenti u fajësua dhe u dënua me akuzën e nxitjes së kryengritjes, atëherë qeveria mund të ngrejë një ndjekje penale për të njëjtën sjellje ose të ngjashme?”, pyeti gjyqtarja Florence Pan.

“E saktë”, tha Sauer.

Ai shtoi se beson se ka “të gjitha llojet e doktrinave të tjera ligjore që shkelen në këtë rast”.

Seanca historike në Apel ndaj ish-presidentit Donald Trump mbi pretendimet për imunitetin presidencial ka përfunduar pas rreth 75 minutash.

Në gjykatë u diskutua nëse ish-presidenti Donald Trump është i imunizuar nga ndjekja penale.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump