
Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer emrat e personave që Erjon Alibej i donte të vrarë.
Sipas Dumanit, në krye të listës me 10 emra, qëndronte Talo Çela.
“Erjon Alibej me dha një listë me 10 emra në krye të listës është emri i Talo Çelës. Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia. Për të vëllain e tij Vikktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka thënë Dumani.
Kujtojmë se Ramazani u vra në 20 korrik të 2020 në garazhin e banesës së tij pasi kishte dal nga palestra.
Gjithashtu, më herët, Nuredin Dumani deklaroi para Gjykatës së Posaçme në një seancë më dyer të mbyllura se për t’u liruar nga burgu në 2014 e ndihmoi krushku i ministrit të Drejtësisë. Ai deklaroi se ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi dhe se për lirimin pagoi shumën prej 40 mijë eurosh.
“Më siguruan një raport mjekësor që me jepte vetëm 3 muaj jetë”, tha Dumani.
Në 2014 Dumani rezulton të jetë liruar nga burgu për arsye shëndetësore. Prej asaj kohe ai kryente vrasje me pagesë dhe mbi bazën e dëshmisë së tij SPAK goditi disa grupe kriminale dhe hodhi dritë mbi disa krime të rënda të ndodhura ne Elbasan, Tiranë e Durrës. Seanca e radhës për Plumbin e Artë do të mbahet të enjten në orën 10:00.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
40.4%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 9161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SMS te telefoni i Ramës: Kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani?
12 Shkurt, 16:41
-
'Rama fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Veliajn', Bardhi: Po shqetësohet se ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e tij
12 Shkurt, 16:29
-
PD: Bushka të japë dorëheqjen si kryetare e ‘Ligjeve’
12 Shkurt, 15:25
-
Arrestimi i Veliajt/ 'SPAK dhe GJKKO duhen parë nëse janë në shinat kushtetuese', Plarent Ndreca: Nëse prokurori ka shkelur Kushtetutën, hetimi i pavlefshëm
12 Shkurt, 14:42
-
Drejtësia reagon ndaj Ramës, KLGJ: Persona të veshur me pushtet po prekin figurën e gjyqtarëve! KLP: Mos cënoni pavarësinë! Shmangni deklaratat
12 Shkurt, 14:38
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama: S’jemi zyrë avokatie, por nuk heshtim për standardet! Bashkisë iu pre ‘koka’ para zgjedhjeve, por SPAK asnjë urgjencë për 21 janarin
12 Shkurt, 14:06
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Martin Leka: Mazhoranca e papërgatitur! SPAK duhet të nxjerrë provat, jo fletushka! Rama po tregohet emocional në qëndrime
12 Shkurt, 13:32
-
Berisha: Rama shkëmbeu ‘kokën’ e Olsit me Veliajn! Kush është Nesti Angoni? Ish-kryeministri: Dosjen e bëri Balluku, është ‘zhdukur’
12 Shkurt, 13:12
-
Arrestimi i Veliaj/ Hetimet e SPAK, avokati Arbër Hoxha: Mbrojtja duhet të njihet me 40 fashikuj për 6 orë, e pamundur
12 Shkurt, 12:22
-
Drejtësia/ Rama: Detyra jonë të mos lejojmë abuzimet me pavarësinë, opozita kërkon ta shkrijë SPAK! Rreziku që të goditet demokracia s’duhet neglizhuar
12 Shkurt, 12:21
-
Ilir Yzeiri: U shkallmua një godinë e kalbur, por kalbësira mbeti
12 Shkurt, 12:16
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50