TIRANE - Report TV zbardh kërkesën e Prokurorisë për 11 të ndaluarit për protestën para Parlamentit. Sipas Prokurorisë, një grup personash kanë hedhur kapsolla, shishe uji dhe shkopinj druri drejt oficerëve të policisë. Para Parlamentit janë sekuestruar 4 kapsolla me ngjyrë te kuqe të paplasura, 6 kapsolla të plasura, 12 shishe uji si dhe shkopinj druri. Por cili ishte roli I secilit prej të ndaluarve?
PDF/ Kërkesa e prokurorisë (kliko këtu për të parë dokumentin)
Sipas kërkesës së Prokurorisë Fluturim Goleci ka sulmuar dhe ka qëlluar punonjësin e policisë Agim Trocin si dhe ka shtyrë e ka tentuar të qëllojë policët e tjerë.
Alban Ahmetcenaj dhe Paolo Ahmetcenaj kanë hedhur kapsolla drejt policisë si dhe kanë qenë aktiv gjatë gjithë protestës. Madje 17-vjeçarit, Paolo Ahmetcenaj i janë gjetur 40 kapsolla të paplasura në momentin e ndalimit, 20 në xhepat e xhupit dhe 20 të tjera brenda në çantë.
Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbili janë kapur me veido teksa ndezin kapsolla dhe I hedhin drejt punonjësve të Policisë. Rruzhdi Daci dhe Marsel Velillari në pamje filmike dallohet teksa shtyjnë punonjësit e Policisë dhe debatojnë me drejtorin e Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj.
Dorjan protoduari ka hedhur kapsolla dhe tymuese drejt Policisë, madje sipas kërkesës së Prokurorisë ka bërë thirrje që turma të shtynte e godiste punonjësit e Policisë. Gjithashtu Ali Nali, Erald Mucaj dhe Lulzim Dozhlani gjithashtu janë kapur nga pamjet filmike në rreshtin e parë të protestuesve duke goditur oficerët e Policisë dhe duke I shtyrë ata.
Për 11 të arrestuarit është bërë kqyrja për të zbuluar se cili prej tyre ka hedhur kapsollat në drejtim të policisë. Të gjithë të ndaluarit janë zbuluar nga pamjet filmike, por edhe nga dëshmitë e oficerëve të policisë.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5724
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë cakton 11 marsin për shqyrtimin e rekursit
4 Shkurt, 14:38
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri
31 Janar, 10:32
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
17 Janar, 11:07
-
I dënuar për drogë, Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04