Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD

TIRANË- Mes thirrjeve për lirim dhe tensioneve, Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 11 protestuesit që dhunuan dhe plagosën 15 efektivë policie në protestën e dhunshme para Parlamentit, si edhe për personin që tentoi të qëllojë me këpucë, kryeministrin Edi Rama. Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë, detyrim paraqitjeje. Në burg janë lënë vetëm Dorjan Protoduari, i cili udhëhiqte protestën para Parlamentit dhe Ilias Sketiraj, personi që tentoi të qëllojë Ramën.Për Sketirajn, gjykata ka dhënë masën e sigurisë 30 ditë burg. Në kohën kur në gjykatë po zhvillohej seanca për dhënien e masave të sigurisë, banorët kërkuan nga gjykata lirimin e ndaluarve. Në seancë ndodheshin edhe deputetë të opozitës. Nga deputetet e LSI, të pranishëm në sallë ishin Endrit Braimllari dhe Silva Caka.

Prokuroria ka kërkuar 5 masa arresti me burg dhe 6 masa sigurie detyrim paraqitjeje për 11 të ndaluarit. LEXO PLOTE

Ndërkohë, që konkretisht janë dhënë këto masa sigurie

Dorjan Protoduari, arrest me burg

Erald Muçaj, detyrim paraqitje

Ali Naliç, detyrim paraqitje

Alban Ahmetcenaj, detyrim paraqitjeje

Paolo Ahmetcenaj, detyrim paraqitjeje

Lulzim Dozhlani, detyrim paraqitjeje

Fluturim Koleci, detyrim paraqitjeje

Ruzhdi Daci, detyrim paraqitjeje

Marsel Velillari, detyrim paraqitjeje

Amarildo Sinanaj, detyrim paraqitjeje

Shpati Bilbilaj, detyrim paraqitjeje

Ditën e nesërme, pritet të dalë para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, Daniel Dobra, i riu që hodhi kapsollën në drejtim të polices. 

Kjo seancë vjen pas protestës së dhunshme para Parlamentit, e cila degradoi në dhunë fizike mes qytetarëve dhe policisë. Nga protesta u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Burg për 2 protestuesit e Unazës së Re/ Opozita: Rama po hakmerret, vendimi i padrejtë për Protoduarin

Në përfundim të seancës për dhënien e masave të sigurisë, deputetët opozitarë, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Nora Malaj, kanë thënë se vendimi për lënien në burg të Dorjan Protoduarit është i gabuar.

Balliu tha:

“Sot kjo qeveri tregoi që nuk njeh as ligjin dhe as kushtetutën. Ato shtëpia nuk do të shëmben. PD do të mbështesë protestën. Kjo ka lidhje me hakmarrjen e Edi Ramës. Ta harrojë që do ti shkatërrojë ato shtëpia. Edi rama do të mbajë përgjegjësi për çdo përplasje. Të bashkohen policët dhe qytetarët dhe të rrëzojmë Ramën.”

Pas tij, fjalën para gazetarëve e ka marrë deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila ka thënë se opozita do të jetë në krah të atyre që protestojnë.

Sot nuk është dënuar Doriani por është futur Edi Rama në burg. Sot është dhënë një vendim i padrejtë. Gjithmonë kemi qënë krah atyre që kanë protestuar. Të pushtetshmit s’na ndalin dot.

Nora Malaj, deputete e LSI-së

Ndërkohë që për Salianjin, lënia e masës detyrim paraqitjeje për 10 të ndaluarit është e padrejtë, pasi sipas tij, përdorimi i kapsollave nuk është i ndaluar, pasi ato shiten në çdo vend në Tiranë.

Sot u vu një standart i zi, ai nuk u arrestua në flagrancë. Keni parë ndonjë luftë ju? Nuk janë bomba shashkat, se shiten në çdo cep të Tiranës. E dini ju që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, iu ka dhënë të drejtë se thotë që qytetarët që ndërtojnë banesat kur s’kanë patur dijeni, marrin dëmshpërblimin e plotë. S’intimidohen dot qytetarët. Gjykata la një njeri në burg, se tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin.

Ervin Salianji, deputet i PD

Ora 12:27
'Kam prindërit e sëmurë', Prokuroria tërheq kërkesën e arrestit me burg për një prej të banorëve të Astirit

Burime për Report Tv brenda sallës së gjyqit bëjnë me dije se Prokuroria është tërhequr nga kërkesa “arrest me burg” për Ruzhdi Dacin.

Kjo pasi, gjatë seancës Daci është shprehur se ka prindërit e sëmurë dhe se duhet të kujdeset për ta. Në vend të "arrest me burg", Prokuroria ka kërkuar masën "detyrim paraqitjeje".  

Nuk më është paraqitur asnjë provë. Kam nënën e sëmurë. Babai është gjithashtu i sëmurë me sklerozë. Kam dy fëmijë dhe gruan. Nëse me prishin shtëpitë unë bashkë me familjen s’kam ku të fus kokën. Kam dalë në protestë vetëm për të mbrojtur shtëpinë pasi në atë vend jetoj që në vitin 1993. Nuk kam qëlluar policinë. Jam shoqëruar si kriminel.

Ruzhdi Daci

Ora 11:53
Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për 11 protestuesit e ndaluar, akuza: Kanë sulmuar policinë, gjetëm 40 kapsolla

TIRANE Report TV zbardh kërkesën e Prokurorisë për 11 të ndaluarit për protestën para Parlamentit. Sipas Prokurorisë, një grup personash kanë hedhur kapsolla, shishe uji dhe shkopinj druri drejt oficerëve të policisë. Para Parlamentit janë sekuestruar 4 kapsolla me ngjyrë te kuqe të paplasura, 6 kapsolla të plasura, 12 shishe uji si dhe shkopinj druri. Por cili ishte roli I secilit prej të ndaluarve?

PDF/ Kërkesa e prokurorisë (kliko këtu për të parë dokumentin)

Sipas kërkesës së Prokurorisë Fluturim Goleci ka sulmuar dhe ka qëlluar punonjësin e policisë Agim Trocin si dhe ka shtyrë e ka tentuar të qëllojë policët e tjerë.

Alban Ahmetcenaj dhe Paolo Ahmetcenaj kanë hedhur kapsolla drejt policisë si dhe kanë qenë aktiv gjatë gjithë protestës. Madje 17-vjeçarit, Paolo Ahmetcenaj i janë gjetur 40 kapsolla të paplasura në momentin e ndalimit, 20 në xhepat e xhupit dhe 20 të tjera brenda në çantë.

Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbili janë kapur me veido teksa ndezin kapsolla dhe I hedhin drejt punonjësve të Policisë. Rruzhdi Daci dhe Marsel Velillari në pamje filmike dallohet teksa shtyjnë punonjësit e Policisë dhe debatojnë me drejtorin e Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj.

Dorjan protoduari ka hedhur kapsolla dhe tymuese drejt Policisë, madje sipas kërkesës së Prokurorisë ka bërë thirrje që turma të shtynte e godiste punonjësit e Policisë. Gjithashtu Ali Nali, Erald Mucaj dhe Lulzim Dozhlani gjithashtu janë kapur nga pamjet filmike në rreshtin e parë të protestuesve duke goditur oficerët e Policisë dhe duke I shtyrë ata.

Për 11 të arrestuarit është bërë kqyrja për të zbuluar se cili prej tyre ka hedhur kapsollat në drejtim të policisë. Të gjithë të ndaluarit janë zbuluar nga pamjet filmike, por edhe nga dëshmitë e oficerëve të policisë.

Ora 11:23
Protesta para gjykatës, banorët thirrje policisë: S’jemi kriminelë, rrini në rresht, ushqeni fëmijët me taksat e popullit (VIDEO)

Ka nisur sërish protesta e banorëve të Astirit, sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Me thirrjet: “Turp, turp, turp, duam lirinë., apo atë “Gjykata, gjykata të mos bjerë pre.”, -ata kërkojnë që të bëhet lirimi i protestuesve të dhunshme.

Shqiptarja.com sjell pamje nga ambientet jashtë gjykatës, ku protestuesit i hakërrehen policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre thotë se policia paguhet me taksat e popullit dhe se ata nuk duhet të qëndrojnë në rresht jashtë gjykatës.

“Ju rrini dhe mbroni një kriminel atje. Unë jam një burrë që e heq kapelen. Por ta dini se ushqeni fëmijët me taksat e popullit. Ore zoti Polic, dhe ne nuk jemi kriminelë. Kriminelët na qeshin, se rrinë aty fshehur.”-është shprehur njëri nga familjarët e protestuesve të arrestuar.

Ora 11:13
Tensione para gjykatës, deputetët e PD tentojnë të hyjnë me forcë në seancë, Salianji shtyn policin (VIDEO)

Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Edi Paloka, Aldo Bumçi, dhe Romeo Gurakuqi, kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca në ngarkim të protestuesve që dhunuan policinë 2 ditë më parë në Kuvend.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, deputeti Ervin Salianji, ka shtyrë një polic me qëllim që të hynte në Gjykatë. Deputetët e PD, iu kanë thënë forcave të rendit se janë deputetë dhe iu duhet hapur rruga për të hyrë në Gjykatë. Ndërkohë seanca tek Krimet e Rënda ka nisur.

“Jemi deputetë të Partisë Demokratike, jemi deputetë. Hape mor rrugën.”-kanë thënë demokratët.

Pas disa minutash debat, ata janë lejuar nga Policia e Shtetit që të hyjnë në gjyq.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 25/11/2018 17:48

    Gjygjtari i 21 Janarit leron dhunuesit dhe i mbeshtet ata kunder policise . A duhet te qendroj ky me hjygjtar per padtejtesine qe jep?

    Përgjigju
  • Qobani: 25/11/2018 17:27

    Evlad a po bindeni për ata prindë që i kan bijat e lazdrume (rraspia) e dhanurt pedera ata kan shum fjal pridet kan gazep,hej a pa jav besoni,pederat nëse dojnë me met NJERZ nuk ban me u flliqë, SADAKU i sheron të xhith,PUNONI

    Përgjigju
  • Fraiku: 25/11/2018 14:14

    Zoti Lleshi dhe ju Kryeminister perse i merrni policet ne qafe? Dinjiteti dhe jeta e tyre po merren neperkembe nga disa zuzare deputete qe i japin zemer edhe dhunesve te tjere. Nese policia nuk ka guxim tu pergjigjet ligjerisht ketyre maskarenjeve atehere mos i vendosni fare aty qe ti rrezikoni jeten. Nota Malen e paska zene qymyri per Dorianin. Cojeni te bej takime speciale me te se eshte nimfomane me kartele. Kjo situate eshte e papranueshme. Policet jane te trembur, nuk kryejne dot detyren qe ju ka dhene kushtetuta.

    Përgjigju
  • Liku: 25/11/2018 13:58

    Balliu duhet te denohet i pari

    Përgjigju
  • lilo: 25/11/2018 11:56

    Bravo policis

    Përgjigju
  • Faik bajga: 25/11/2018 11:49

    Nuk ka burr nene ta preki policin jo me ta shtyje si ky plera. Merreni ne makinen e policisë dhe arrestojeni bajgën!

    Përgjigju
  • Arbër: 25/11/2018 10:06

    A e dini se çfarë kërkoni ju...,???

    Përgjigju
  • Fredi: 25/11/2018 09:44

    Ti dërrmojn!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës