
Në seancën e sotme në Hagë, ku kanë dalë ish-krerët e UÇK-së, Avokatët mbrojtës të këtyre të fundit kanë kërkuar një listë të dëshmitarëve të cilët mendon t’i përdorë prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Por Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka pranuar.
Luka Mishetiç, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që ekipet mbrojtëse të përgatiten për gjykimin. I këtij vendimi i David Young, avokat i Rexhep Selimit, si dhe mbrojtësit e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.
Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kërkesa e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së është “jashtë kontekstit”.
“Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është element që duket se mbrojtja e ka marrë në një çështje të paraqitur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta. Nuk jemi në ato rrethana. Kjo nuk është rrethanë të cilën e shohim në procesin tonë”, tha prokurorja.
Lajmi kryesor:
Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish dalin para Gjykatës Speciale në Hagë! Palët përplasen për afatet e gjykimit, avokati i Thaçi-prokurorisë: S'jeni vetë gati
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?
-
PO
18.5%
-
JO
75.8%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1989
Lajme të tjera
-
Analistët në Beograd: Serbia ngre në pozicione drejtuese pjesëmarrësit në luftën e Kosovës
7 Gusht, 22:44
-
Flakët në Elbasan, Meta: Nuk ka asnjë masë, lini pushimet dhe shuani zjarret
7 Gusht, 22:34
-
Albin Kurti takon Dua Lipën: Kosova shkëlqen më shumë me ‘Sunny Hill’
7 Gusht, 22:24
-
Thikën klientit në mes të Sarandës, po tani kush e ka fajin?
7 Gusht, 22:11
-
‘Dua t’i them kësaj k**e naziste se do vijmë dhe do të të vrasim’, politikani rus kërcënon ‘live’ gazetaren
7 Gusht, 21:55
-
Tonelata me grurë lënë Ukrainën
7 Gusht, 21:54
-
VIDEO, flakët mbulojnë qiellin e Fushë-Krujës! Zjarri i qëllimshëm në Nikël, rrezikohen banesa
7 Gusht, 21:47
-
Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn
7 Gusht, 21:26
-
Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: Po lejohet lundrimi në mënyrë selektive
7 Gusht, 21:10
-
'Shqiptarët po mbushin malet greke me kanabis', kapet parcela 10 milionë euroshe! Mediat: E transferuan këtu kultivimin! Ja si e organizojnë jetën
7 Gusht, 20:53
-
Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut
7 Gusht, 20:42
-
Pjesëmarrësi i bën Dua Lipës ‘pyetjen e sikletshme’ tipike shqiptare, reagimi i këngëtares është epik
7 Gusht, 20:24