Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kuvendi shkeli procedurat, procesi duhet të shfuqizohet nga Gjykata

Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kuvendi shkeli procedurat, procesi duhet të shfuqizohet nga Gjykata

1624453429_bledardervishajdeklarate.jpg

Përfaqësuesi i Metës Dervishaj tha sot në Kushtetuese se gjatë procesit për shkarkimin e Presidenti Kuvendi me dashje shkeli parimin e ndarjes së pushteteve.

"Në themel veprimtaria parlamentare dhe vendimmarrja e këtij organi është realizuar në periudhën fundore të parlamentit.  Ka një afat që Kushtetuta dhe ligji vendosin që është se 4 muajt e fundit nuk lejohen komisionet hetimore. Edhe nëse një veprimtari hetimore ka nisur kuvendi, në zbatim të ligjit ka detyrimin ta ndërpresë menjëherë atë, pas periudhës 4 mujore kur hyn në një regjim kur komisionet hetimore jo vetëm nuk mund të ngrihen por as nuk mund të punojnë.

Komisioni u nis në mungesë të objektit dhe të lëndës, në mënyrë fiktive.  Shkeljet janë të dukshme të rënda dhe flagrante dhe duhet të shfuqizohen nga Gjykata. Kuvendi tentoi të hyjë drejtpërdrejt në mënyrën se si presidenti ushtron kompetencat e tij", tha Dervishaj.


Lajmi kryesor:

Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, Presidenca paraqet qëndrimin e saj: Kuvendi ka shkelur procedurat, bëri puç institucional! Seanca shtyhet për të hënën


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë