TIRANË- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe do të gjykohen me procedurë të zakonshme.
Ashtu si dhe në seancat e tjera, prania e kamerave brenda në sallë për të bërë transmetimin live, nuk është lejuar dhe të gjithë mediat janë nxjerrë jashtë.
Kujtim Cakrani: do doja të ishin kamerat këtu sepse është një kërkesë publike. Javën e kaluar bëra kërkesë për kafazin e qelqtë, ua kam bërë ambasadave më shqipëri, kshh por vetëm avokatit të popullit jo sepse është kot. Ju nuk e pranuat dhe shumë mirë bëtë se gjkko ka një praktikë që e përdor gjednj vetëm kur ka interes të saj. Ky është problem i gjykatës. Dje është bërë një kërkesë nga kshh dhe klgj ku bazohet në konventat europiane kërkesa për daljen nga kafazi. Ju kryetar e keni rregulluar sallën kaq bukur, dhe urime por duhet të jetë edhe drejtësia si kjo salla amerikane me të paraburgosurit. Një popull duket nga mënyra si trajton të baraburgosurit thotë një shprehje angleze. Jashtë janë 1000 veta që presin, kolegët, familjarët, miqtë apo po deshët edhe militantët që i latë jashtë te gardhi kanë të drejtë të jenë në sallë, por kaq është kapaciteti. Edhe KSHH ju ka kërkuar ta hiqni këtë kafazin këtu dje. Na kthemi përgjigje për këtë që të nisim procesin gjyqësor
Ilir Meta: të nderuar anëtar të trupit gjykues. Ta shikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. Skam dyshim që rastet që përmendët janë ashtu siç thoni ju, ashtu edhe ne kemi paraqitur bazat tona ligjore. Ju citoni mediat e pavarura, ndërsa një raport i fundit i osbee tha se 90% e mediave janë të varura nga qeveria. Nuk shoj asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Ju thpni se publiku mund ta marrë informacionin dhe gazetarët e nderuar që janë këtu mund tua transmetojnë, por kemo një rapprt që thptë se qeveria lejon përhapjen e lajmeve sipas interesave të saj dhe jp në shërbim të opinionit publil. Çështja e kafaziz pavarësisht vështirësisë së komunikimit vlerësojeni vetë, mua smë shqetëson shumë. Sështë çështje për veten time, por për çdo të pandehur në rëpublikë që skanë rrezikshmëri për të cënuar procesin. Kërkesën e parë e kërkoi për shkak të funksionit që kam patur, të dytën jo për shkak të funksionit që kam patur, por për çdo të pandehur, nuk kam kryer akte terroriste apo vepra të rënda
Ndërkohë, mbrojtja e Ilir Metës ripërsëriti kërkesën që Ilir Meta të dalë nga kafazi i xhamtë dhe të qëndrojë krah avokatit gjatë seancave gjyqësore. Në sallë e pranishme edhe drejtoresha e Komitetit shqiptar te Helsinkit Erida Skendaj.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Monika Kryemadhi në gjyqin në GJKKO pretendoi se dosja në ngarkim të saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta është e bazuar në thashetheme.
“Nuk na hapet USB-ja me provat e këqyrjes së celularit. Është e vërtetë që e kam marrë, e kam USB-në, e kam shkarkuar dhe kopjuar. Problemi është se passëord-i del i gabuar. Kemi marrë edhe laptopin dhe USB-në që t’ua tregojmë. Eksperti izraelit, i cili është paguar 10 mijë USD për ta këqyrur, ose të na japë passëord-in.
Për 20 përgjimet ambientale nuk ka asgjë në dosje. Janë mbi 20 vendime përgjimi dhe nuk kemi as vendimet, as produktin e tyre. Janë të rëndësishme, sepse janë marrë pjesë të shkëputura dhe të nxjerra nga konteksti. Shumica e provave janë thashetheme dhe dosja nuk mund të bazohet në to, por në prova konkrete.
Për njerëz si puna jonë, opinioni publik është më i rëndësishëm se gjykimi juaj. Ne nuk jemi njerëz të zakonshëm, por figura publike. Për një person që u tërhoq zvarrë në Zvërnec u ngrit i gjithë opinioni publik, ndërsa Presidenti u rrëmbye nga pesë policë, nga të cilët dy janë arrestuar, dhe nuk ndodhi asgjë.
Duke qenë se ka kamera, do të ishte mirë që edhe qytetarët ta dëgjonin këtë proces dhe të rritej besimi i publikut. Unë nuk mund të pranoj që pseudogazetarë të marrin informacione nga SPAK-u dhe t’i përdorin ato për të na linçuar”, tha Kryemadhi.
Komente










