GJKKO ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Fatmir Mediut në lidhje me një akt të ri ekspertim për dëmin ekonomik në masakrën e Gërdecit.
Megjithatë, GJKKO ka pranuar kërkesën që pala mbrojtëse të pyes 5 ekspertët ekonomiko-financiar, që kanë kryer aktin e ekspertimit për dëmin ekonomik.
Pala mbrojtëse e ish-ministrit Fatmir Mediu kërkoi aktin e ri të ekspertimit, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm.
Në seancën e sotme mes tensioneve me familjarët e viktimave të pranishëm, ata u shprehën se vendimi final i i eksepertizës nuk i është vënë në dispozicion Mediut si i pandehur.
‘Vendimi final i ekspertizës ekonomiko-financiar nuk i është vënë në dispozicion të pandehurit ose mbrojtjes. Ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, ekspertiza është e papajtueshme me ligjin, audituesit jane në konflikt interesi sepse janë nga KLSH dhe Ministria e Financave, ekspertiza është bërë pa pasur dokumentet përkatëse, pyetjet ndaj ekspertëve kanë qenë juridike, jo ekonomike, kërkojmë një ekspertim të ri ekonomiko-financiar, duke riformuluar pyetjet dhe ekspertë të tjerë’, është shprehur pala mbrojtëse në seancë.
Vetë Mediu ka thënë se kemi të bëjmë me një proces politik, pasi ai po kërkohet të bëhet kokë turku.
‘Akuzohem për Gërdecin, kur kam dhënë dorëheqjen dhe lashë mandatin, dua të përballem me ligjin, jo akuza politike, për Gërdecin po kërkohet një kokë turku. Me këto përplasje, ky nuk është proces gjyqësor, por proces politik. Seancat të jenë të hapura për mediat, ta shohin shqiptarët si bëhen gjyqet në GJKKO. Ekspertët janë të paligjshëm, pse nuk pranoni të bëni eksperiment si ndodhi shpërthimi? Ky është proces i pabazë, ushtarakët e NATO nuk i pranuat, nëse vijoni kështu, unë do publikoj qëndrimet e tyre’, deklaroi Mediu.
Ndërkohë prokurori i çështjes u shpreh se nuk ka asnjë shkak për përjashtimin e ekspertëve.
‘Ekspertët nuk kanë asnjë shkak për përjashtim, në 2009 i pandehuri është njohur me të gjitha aktet, edhe në seancën paraprake, ne mendojmë se kërkesa për aktekspertim të ri të mos pranohet. Nuk ka pasur pretendim për llogaritjet e ekspertëve’, deklaroi prokurori.
Më pas gjyqtarja Irena Gjoka doli duke shpallur refuzimin e kërkesës së palës së Mediut dhe duke njoftuar seancën e rradhës për datën 29 maj, ora 09:00.
Lajmi kryesor: